Vepron në hije, por shpesh herë vendimtar. Thomas Strakosha është kthyer në një nga armët kryesore të Inzaghi. Rritja vijojnë maturim edhe fruti i shumë ndeshjeve të luajtura në ndeshjet e fundit.
“E vetmja notë aspak e mirë, është fakti që ka humbu vendin titullar në kombëtare, pasi Reja preferoi Berishën para tij në dy ndeshjet e fundit”, shkruajnë mediat italiane.
Tashmë Strakosha do të përqendrohet te Lazio, ku ka pësuar 7 gola në 11 ndeshjet e fundit, duke sjellë disi shqetësime. Thomas ka arritur që ta mbajë portën e paprekur vetëm në ndeshjen e parë ndaj Sampdorias, më pas është detyruar që ta nxjerrë gjithmonë topin nga rrjeta.
Në ndeshjen e fundit ndaj Lecces tregoi se është vendimtar, teksa vlerat e tij sa vijnë e shtohen duke tërhequr vëmendjen e mediave në Gadishullin Apenin. /Koha Jone/
