
Juventusi është gati që të sjellë menjëherë në Torino sulmuesin uruguaian Luis Suarez. Mediat pranë klubit bardhezi raportojnë se Paratici ka kontaktuar menaxherët e sulmuesit dhe kanë arritur marrëveshjen për të nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.
Vetë sulmuesi nuk bën më pjesë në planet e Barcelonës, pasi këtë ia ka komunikuar edhe trajneri i sapoemëruar Ronald Koeman dhe tani shpreson që të prishë me marrëveshje kontratën me katalanët.
Megjithatë drejtuesit e Juventusit duket se janë gati të paguajnë një shifër modeste për prishjen e kontratës së Suarez me Barcelonën, për të ruajtur edhe raportet e mira me drejtuesit e klubit katalan në merkato.
Kështu siç konfirmohet nga mediat italiane, klubi i Juves është ofruar të paguajë një shifër prej 7-10 milionë eurosh, për të marrë kartonin e sulmuesit uruguaian.