
Wojciech Szczęsny është bërë hero te skuadra e Polonisë, duke i mohuar golin e barazimit skuadrës së Arabisë Saudite. Në fundin e kohës së rregullt të pjesës së parë arabët fituan penallti.
Salem Al Daësari mori përsipër ekzekutimin e saj, por portieri Szczęsny e ndali në mënyrë spektakolare, ndërkohë që më pas bëri një tjetër pritje fantastike në goditjen e Al Burayk.