Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 06:39 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”! Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura, u paraqit publikisht si një mbledhje për organizimin e partisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“The Guardian” kritikon Seria A: Epoka e artë ka mbaruar, tani është kampionati i veteranëve!

Sporti E hënë, 21 Korrik 2025 10:20
“The Guardian” kritikon Seria A: Epoka e artë ka mbaruar, tani është kampionati i veteranëve!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Transferimet e bujshme të Luka Modric dhe Kevin De Bruyne në Serie A kanë rikthyer vëmendjen mbi kampionatin italian, jo për nivelin teknik, por për moshën e avancuar të shumë prej protagonistëve të tij. Mediat britanike, veçanërisht The Guardian, kanë ngritur gishtin ndaj tendencës gjithnjë e më të theksuar të futbollistëve të afirmuar që kërkojnë të rilindin ose të mbyllin karrierën në Itali, pikërisht pranë të 40-ave.

“Modric do të mbushë 40 vjeç në shtator. Ka luajtur 930 ndeshje, ka fituar shtatë kampionate, gjashtë Champions League dhe ka thyer duopolin Messi-Ronaldo duke fituar Topin e Artë pas finales së Botërorit me Kroacinë në 2018”, shkruan The Guardian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Sot rrallëherë qëndron në fushë për 90 minuta, nuk ka qenë titullar në Botërorin për Klube dhe ka përjetuar një lamtumirë të zymtë nga Real Madridi. Do të mund të ishte tërhequr pesë vite më parë, por ka zgjedhur të transferohet te Milani, me sytë nga Botërori i ardhshëm.”

Gazeta britanike thekson më tej se Serie A po shndërrohet në një “tokë premtuar” për veteranët. De Bruyne është një tjetër emër i madh që i bashkohet kampionatit, ndërkohë që në Itali luajnë ende Acerbi (37 vjeç), Mkhitaryan (36), De Roon (34) dhe Cuadrado (37). Statistikat janë të qarta: mosha mesatare e lojtarëve në Serie A është 14 muaj më e lartë se ajo e 31 kampionateve më të rëndësishme europiane.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Në Angli, futbolli është për të rinjtë – thuhet më tej. – Në dekadën e fundit, numri i lojtarëve nën 23 vjeç që luajnë mbi 900 minuta në Premier League është rritur me 32%. Në të njëjtën kohë, të gjithë fituesit e Topit të Artë që nga Kaká (2007) janë ende aktivë.”

Mund t'ju interesojë

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Gr...

13 Nëntor 2026, 22:47
Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

13 Nëntor 2026, 22:21
Italia thyen rekordin e të ardhurave: Mbi 2.3 milionë euro nga ndeshja në San Siro me Francën

Italia thyen rekordin e të ardhurave: Mbi 2.3 milionë euro nga ndeshja në San Siro me F...

13 Nëntor 2026, 16:02

Kjo, sipas Guardian, lidhet me përmirësimet në aspektin fizik dhe mjekësor: futbollistët ushqehen më mirë, stërviten më efektivisht dhe rikuperohen më shpejt. Nëse më parë një dëmtim i rëndë mund të përfundonte një karrierë, sot këto janë plagë të përballueshme.

Ndërkohë, për lojtarët që kanë kaluar kulmin, kampionate si MLS dhe Arabia Saudite ofrojnë paga marramendëse. Messi dhe Ronaldo janë shembuj të qartë. Por ndërkohë që këto liga shfrytëzojnë famën e tyre për të rritur profilin, Italia mbetet një kampionat me prestigj më të lartë, edhe pse larg lavdisë së viteve ’80 dhe ’90.

“Serie A është një kampionat i ngadalshëm, ku yjet e vjetër ende mund të shkëlqejnë. Gjermania ka trajnerë të rinj me iPad në dorë, Spanja ka El Clásico, Franca ka PSG-në. Italia duhet të përballet me realitetin e një epoke të ndryshuar, asnjë klub italian nuk është më mes 10 më të pasurve në botë, dhe që nga triumfi i Interit në 2010, asnjë skuadër nga Serie A nuk ka fituar Champions-in.”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 9 minutash

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën
Para 24 minutash

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 35 minutash

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 48 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 9 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 13 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 8 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 12 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.