Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Topi i Artë 2024” nga FSHF, presidenti Armand Duka: Të ecim përpara më të bashkuar

Aktualitet E hënë, 27 Janar 2025 20:25
”Topi i Artë 2024” nga FSHF, presidenti Armand Duka: Të ecim përpara më të bashkuar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mbajti një fjalim përshëndetës gjatë Mbrëmjes Gala “Topi i Artë” 2024. Duka shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj të gjithë aktorëve që kontribuan në sukseset dhe emocionet unike të vitit 2024. Presidenti Duka falenderoi futbollistë e futbolliste, trajnerë, drejtues klubesh, akademish e shoqatash, arbitra, Komitetin Ekzekutiv dhe administratën e FSHF-së, qeverinë, FIFA-n, UEFA-n, bashkëpunëtorë, sponsorë, tifozë si edhe ekipin Kombëtar shqiptar, që zhvilloi një paraqitje dinjitoze dhe bëri krenarë të gjithë shqiptarët në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Fjala e plotë e Presidentit Armand Duka

Shkëlqimin e kësaj mbrëmjeje, kuruar me aq shumë kujdes dhe dashuri deri në detaje, meritojmë që të gjithë ta shijojmë deri në fund, prandaj do të përpiqem të jem i shkurtër në fjalën time, thjesht për të shprehur falënderimet e mia më të sinqerta e të përzemërta për ju që keni zgjedhur të ndani këtë mbrëmje të veçantë me ne, por edhe ata që na ndjekin përmes ekranit të TV KLAN.

Sonte kemi privilegjin të kemi mes nesh Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, Presidentin e FFK-së, z. Agim Ademi, futbollistin e mirënjohur spanjoll Gaizka Mendieta, kolegët e federatave të tjera sportive e shumë personalitete të botës së futbollit dhe jo vetëm – miq të çmuar që u uroj mirëseardhjen.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së pari, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për 27,000 anëtarë të përkushtuar në aktivitetin futbollistik 2024, Presidentë, sportistë, trajnerë, drejtues klubesh e akademish, stafe teknike, arbitra e sigurisht, administratën e FSHF-së për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë këtij viti rekordesh historike, me 14.670 ndeshje futbolli të organizuara për 154 kampionate kombëtare e rajonale.

Dua t’i uroj mirëseardhjen në futboll fëmijëve që janë bashkuar në familjen tonë gjate këtij viti, dhe t’i garantoj se mes nesh do të gjejnë nivelin më të lartë profesional e përkujdesjen maksimale për ta ndjekur pasionin, por në të njëjtën kohë, të ftoj akoma më shumë fëmijë që t’i bashkohen lojës sonë të bukur, mjafton vetëm pasioni e dëshira juaj. Federata e futbollit do të vazhdojë të sigurojë çdo gjë falas për ju, topa, uniforma e terrene sportive.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

17 fusha futbolli janë shtuar këtë vit, 2 stadiume janë rikonstruktuar, por përsëri është pak. Në bashkëpunim me qeverinë do të shtojmë 5 stadiume të reja, në Durrës, Tiranë, Korçë, Vlorë e Kavajë.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 4 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 5 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 5 orësh

Faleminderit ekzekutivit, bashkive dhe partnerëve privat që besuan e u angazhuan në projektet tona të infrastrukturës, duke krijuar hapësira të reja për të gjithë komunitetet tona dhe duke u dhënë shpresë të rinjve që ëndërrojnë një të ardhme në sport.

Dua të falënderoj UEFA-n që na besoi organizimin e 13 turneve zyrtarë ndërkombëtarë në vendin tonë, me pjesëmarrjen e 30 skuadrave europiane gjatë këtij viti, gjithashtu edhe për eventin madhor të besuar për 2025-n, Kampionatin Europian për 17-vjeçarët, që do të fillojë me ceremoninë e hedhjes së shortit në prill për 8 skuadrat e kualifikuara, e do te ngrejë siparin me ndeshjen hapëse në “Arenën Kombëtare” më datë 19 maj.

Jam shumë i sigurt që edhe ky event i rëndësishëm sportiv, si të gjitha organizimet e FSHF-së dhe me mbështetjen e të gjithë aktorëve e kryesisht të vullnetarizmit tashmë të kthyer në traditë për ne, do të jetë një kampionat model.

Ju ftoj ta shijojmë e ta mbështesim skuadrën tonë që për herë të parë merr pjesë në finalet e një Kampionati Europian për moshat.

Ne mezi presim të mësojmë vendimin për kandidaturën tonë për të qenë një nga dy vendet mikpritëse për Kampionatin e Euro 2027 U-21, që do të merret nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 4 shkurt. Një nga objektivat tona si Federatë është të sigurojmë që Shqipëria të jetë e gatshme të presë turne sportive prestigjioze si ky, që kanë potencialin për të transformuar futbollin në vendin tonë e për të krijuar një trashëgimi të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.

Në shtator, Tirana do të jetë mikpritësja e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, një ngjarje që konfirmon konsolidimin e Federatës si një nga partnerët më të çmuar të UEFA-s dhe pjesë e elitës së futbollit europian.

Një falënderim i posaçëm për partnerët tanë besnikë Vodafone, Credins Bank, Sigal, MACRON, Uji Tepelena, Western Union, Infiniti Destinations, të cilët kanë kontribuar në konsolidimin e futbollit shqiptar së bashku me Abissnet. Ne jemi pamja në fushë e menaxhim, por ju jeni mbështetja jonë, një pjesë e rëndësishme e fuqisë financiare që e bën të mundur këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm.

Të nderuar futbollistë të ekipit kombëtar

Nuk gjej fjalë për t’ju falënderuar për atë që ju na keni dhuruar duke na bërë pjesë të Euro 2024, duke na dhënë mundësinë që të shpalosim flamurin tonë kuq e zi, jo vetëm në Gjermani, por në çdo cep të globit, ne nuk ju a shpërblejmë dot. Kemi pasur nevojë të brendshme që ta shprehim me krenari që jemi shqiptar, kemi pritur një moment si ky, që të demonstrojmë vlerat tona kombëtare dhe të jemi po aq europian.

Falënderime, mirënjohje e respekt për të gjithë ju të dashur futbollistë!

Gjithashtu, falënderime e mirënjohje për vajzat e ekipit Kombëtar, që në garën e Nations League u renditën të parat në grup, e u ngjitën në Ligën B.

Me profesionalizëm, përulje e dashuri, do t’ju mbështesim ju djem dhe vajzat të ekipeve tona kombëtare, në kualifikueset që nisin së shpejti në shkurt e mars.

Duke ëndërruar për një tjetër destinacion, Botërorin 2026. Grupet janë të forta, rruga është e vështirë, por asgjë e bukur nuk vjen pa shumë punë, dëshirë e përkushtim.

Të gjithë ekipet e kanë lojtarin e 12-të, por i joni është më i miri, më i bukuri e më i pakursyeri, që nuk ju ka lënë KURRË vetëm, në momente suksesi e më pak suksesi. Në emër tuaj falënderime tifozëve të ekipit kombëtar.

Së fundmi, dua të falënderoj të gjithë fituesit e sotëm. Ju jeni zgjedhur si më të mirët brenda komunitetit tonë dhe ky vlerësim është një dëshmi e përkushtimit dhe pasionit tuaj. Ju jeni modele frymëzimi për brezat e rinj, shembuj që na tregojnë se me punë dhe përkushtim gjithçka është e mundur.

Kjo ditë nuk është vetëm një festë – është kurorëzim i gjithçkaje që kemi arritur së bashku dhe një moment për të bërë një premtim të ri: këtë vit, të ecim akoma më përpara, më të bashkuar, dhe me më shumë pasion për atë që duam.

Etiketat e lidhura

fshfpresidenti Armand Duka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.