Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Topi nën pushtetin e tyre”, libri më i ri i Skifter Këlliçit

Sporti E martë, 23 Qershor 2020 14:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas një jete në mikrofonin e Radiotelevizionit Shqiptar dhe me një pasion të pandarë për letërsinë dhe sportin, gazetari, publicisti dhe shkrimtari Skifter Këlliçi ka sjell për të gjithë dashamirësit e sportit librin me kujtime “Topi nën pushtetin e tyre”. Më poshtë po ju sjellim disa nga fragmentet e librit, duke e nisur nga fillimet në Rubrikën Sportive në Radio.

“Aty nga fillimi i dhjetorit  të vitit 1958 u kujtova se, ende nxënës gjimnazi, i kisha dërguar Radio Tiranës një letër ku kërkoja që “Kronika Sportive” të jepej rregullisht çdo të hënë në Radio dhe jo një herë po, dhe… tri herë jo, siç kishte ndodhur. Dhe nuk kisha marrë përgjigje. Por tani nuk kisha nevojë për të dërguar letra, sepse redaktorët e që  përgatitnin emisionet e lajmeve duke përfshirë edhe lajmet sportive, që jepeshin në fund të lajmeve, tashmë i njihja mirë. Të  tillë ishin  shefi i redaksisë së informacionit saj, Hysen Pojani, Koço Stillo, Masar Bekteshi, Margarita Jançe …  Isha student i vitit të katërt dhe të fundit i Histori-Filologjisë, të cilin do ta përfundoja në qershor të vitit të ardhshëm. Por ngarkesa mësimore tashmë ishte më e lehtë, sepse lëndët më të vështira i kishim lënë pas. Kështu që kisha kohë të lirë, veçanërisht të shtunave, kur bënim vetëm katër orë leksione, kryesisht të metodikave të mësimdhënies.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndaj, pa ngurruar, i thashë Pojanit “po”. U vendos që “Rubika Sportive” prej 20 minutash të jepej çdo të dielën, në orën 20.30. Ajo do të përfshinte së pari rezultatet e ndeshjeve dhe veprimtarive sportive  në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit. Pjesa e dytë plotësohej nga matriale jo aktuale: artikuj për kalitjen fizike të masave, që ishin të mërzitshme, kuriozitete, portrete sportistësh, të cilat do të regjistroheshin që të shtunën në një bobinë, që pastaj ta dërgoja në studion e transmetimit, për t’u transmetuar të dielën, pas leximit të lajmeve sportive të së dielës. Deri këtu puna zuri të shkonte fjollë. Por me spec ishte  marrja e rezultateve të ndeshjeve në qytete të tjera  ku të dielave zhvilloheshin ndeshjet e kampionatit të futbollit, për të cilat jo rrallë hiqja  të zitë e ullirit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Komentinimi për herë të parë në stadium

Kjo ndodhi në ditën e fundit të mbylljes së Spartaiadës së Parë Kombëtare në Stadiumin ”Qemal Stafa”, kudo të zhvillohej finalja e turneut të futbollit midis “Dinamos” dhe “Besës” së Kavajës, (tetor 1959). Ndodhesha para mikrofonit, por jo në studion e Radio Tiranës ku në një ditë të gushtit të vitit të kaluar, me aq drojë kisha nisur të lexoja lajmet, se mos më merrej goja, ose mos ngecja, siç i thonin, dhe, për më tepër, se mos ngatërroja një fjalë me një tjetër, siç i kishte ndodhur një folësi që në vend që të thoshte: “Vendimet historike…”, kishte nisur të thoshte: “Vendimet hister…”, por ishte përmendur vetëtimthi dhe e kishte ndrequr llafin në: ”Vendimet historike të partisë”. Dhe, megjithatë, e kishte hedhur lumin vetëm me një “vërejtje me paralajmërim” dhe mandej për pushim dhe procedim penal, në rast se do ta përsëriste.

Mund t'ju interesojë

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Para 16 orësh
Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Para 16 orësh
Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Para 18 orësh

Në studion e Radios pas mikrofonit shihja një dritare të vockël  me xhama të dyfishte dhe hapësirë midis tyre, nga ku dukej vetëm  koka  e teknikut që qëndronte para pultit. Ndryshe nga leximi për herë të parë plot zemërdridhje  i lajmeve para mikrofonit në studion e radios, siç kam përmendur, ku ndjeja se Vera Zheji ose Feride Spahiu, pranë meje, jepnin kurajë, në kabinën e komentimit, e ndieja veten të shpenguar. Arsyeja ishte se nuk kisha drojtje as se mos ngecja, as se mos lexoja një fjalë për një tjetër, sepse unë do të komentoja një ndeshje që e shihja me sy, pra fjalët do të më dilnin nga goja, për të përshkruar lëvizjet e lojtarëve në fushë, por… mundësisht, pa ngatërruar njërin me tjetrin. Por edhe kjo nuk ishte mëkat i madh, sepse dëgjuesi i radios këtë nuk e merrte vesh. (Puna, ama ndryshoi, kur doli..televizori, sepse kishte nga ata  “të prapë”, që për të parë se mos ne radio-komentatorët ia “fusnim kodra pas bregut”, gjatë ndeshjes ngrinin dhe zërin e radios dhe vërenin se kishte raste kur ne, vërtet nuk arrinim ta ndiqnim ndeshjen si duhet).

Nuk po zgjatem të përshkruaj ç’ngjau  gjatë komentim gjatë kësaj ndeshjeje që u fitua nga ”Dinamo”. Por, ngaqë ishte hera e parë që pas zërit të Mazrekut dhe Bellovës dëgjohej dhe zëri i një “zogu” të ri, përshtypjet qenë  nga më të ndryshmet. Disave ky zë iu duk një si cicërimë e këndshme  të tjerëve si krakaritje…. Madje, pati nga ata të cilëve iu duk ka si i se flisja labërishte, siç na qenkej shprehur  edhe dikush nga Byroja Politike. Ç‘absurditet! … Rëndësi kishte që ata të redaksisë së informacionit, gazetarë të tjerë të Radios , dhe shokë të mi, nga të cilët pati disa që prekën dhe “plagën” time pra, më këshilluan të flisja më ngadalë, që të mos “haja fjalët”, pëlqyen  debutimin tim të parë si komentator i një ndeshjeje futbolli.

Etiketat e lidhura

libriskifter Kellici
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 59 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 1 ore

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.