
Manchester City mori një fitore të madhe në “Santiago Bernabeo” të mërkurën në mbrëmje. Gjithsesi nuk kishte vetëm lajme të mira te skuadra e Guardiolës. Aymeric Laporte doli nga fusha i dëmtuar në minutën e 32-të, duke u zëvendësuar nga Fernandinho.
Kjo ishte ndeshja e katër për 25-vjeçarin pas rikthimit nga dëmtimi i rëndë, teksa francezi duket se po shfaq sërish probleme.
“Ai u dëmtua është problem që të qëndrosh jashtë fushave për 4 apo 5 muaj jashtë fushave. Është problem pasi kemi vuajtur shumë gjatë këtij sezoni. Jam i bindur se Stones, Garca dhe Otamendi si dhe Fernandinho do të bëjnë mirë”, deklaroi Guardiola. /R.Lika-Koha Jone/
