
Ylber Ramadani gjen golin e parë në Serinë A. Mesfushori shqiptar shënoi një gol spektakolar në minutën e 89’ të ndeshjes mes Lecces dhe Frosinones, duke u dhënë triumfin 2-1 puljezëve.
Mesfushori kuqezi, që u transferua vetëm këtë verë te Lecce, u shndërrua menjëherë në titullar të padiskutueshëm.