
Kombëtarja shqiptare rikthehet sonte në fushë në stadiumin “Air Albania”, ku do të përballet me San Marinon në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë synojnë të lënë pas humbjen 2-1 ndaj Finlandës dhe të rikthehen te fitorja, me tre pikët që do të ishin të rëndësishme për objektivin e Shqipërisë për rikthimin në Ligën B.
Shqipëria ka një bilanc të plotë pozitiv ndaj San Marinos, me pesë fitore në po kaq përballje. Në ndeshjen e fundit mes dy skuadrave, kuqezinjtë triumfuan 3-0, duke mbajtur edhe portën e paprekur.
Pak minuta para startit të takimit janë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Trajneri Rolando Maran ka vendosur të zbresë në fushë nga minuta e parë me:
SHQIPËRIA: Dajsinani, Hysaj, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Shehu, Pilo, Hoxha, Muçi, Manaj.