Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

7 mënyra sesi Facebook ka ndryshuar botën

Teknologji E diel, 18 Prill 2021 12:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Para pak javësh, Mark Zuckerberg raportoi se brenda një ditë, rrjeti social Facebook u përdor nga 1 miliard individë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Brenda një dekade, ky rrjet social ka arritur të transformojë marrëdhëniet mes njerëzve, privatësinë, mënyrën se si bizneset ndërveprojnë me klientët, mënyrën e shpërndarjes së lajmeve etj.

Mund t'ju interesojë

Modelet më të fuqishme të AI të OpenAI çaktivizuan vetë monitorimin e tyre të sigurisë

Modelet më të fuqishme të AI të OpenAI çaktivizuan vetë monitorimin e tyre të sigurisë

Para 18 orësh
SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në agjencitë qeveritare, thellohet përçarja e AI me Kinën

SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në agjencitë qeveritare, thellohet përçarja e AI me K...

20 Tetor 2026, 11:27
Google sjell Gemini, kolegun virtual të punës

Google sjell Gemini, kolegun virtual të punës

10 Tetor 2026, 17:11

Sipas Zuckerberg, një botë ‘e lidhur’ dhe e hapur është një botë më e mirë. Ajo ndërton marrëdhënie të forta dhe një shoqëri më të mirë që reflekton vlerat tona.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por si ka qënë bota një dekadë më parë dhe si është sot? Si ka ndikuar rrjeti social më i përdorur ndonjëherë tek ne, tek bota? Në vazhdim po ju rendisim 7 mënyrat me anë të të cilave Facebook ka ndryshuar botën dhe njerëzit.

Facebook ka ndryshuar kuptimin e fjalës ‘shok’

Ndryshe nga jeta e përditshme, të humbësh një shok në Facebook nuk do të jetë aq e dhimbshme. Nga një njeri shumë i afërt me ty, ‘shok’ në Facebook merr kuptimin e dikujt që ju ndjek, ka mundësi të shohë fotot apo publikimet tuaja dhe sigurisht të bashkëbisedojë me ju.

Në Facebook nuk njihet hierarkia e 4008shoqërisë, thjesht aty janë mbledhur të gjithë njerëzit me të cilët ju keni pasur apo keni aktualisht një lloj lidhje. Kjo sigurisht që nuk do të thotë që ne i shohim ata në të njëjtën mënyrë.

Ndërkohë edhe pse fjalët ‘shpërnda’ dhe ‘pëlqej’ kanë të njëjtën kuptim, Facebook ka sjellë një tjetër këndvështrim për këto terma. Mund të themi se numri i pëlqimeve apo komenteve, është një mënyrë për të vërtetuar se sa popullor jeni ju në këtë rrjet social. Të gjithë kërkojnë sa më shumë pëlqime e komente në fotot e tyre dhe kjo i bën të ndihen mirë.

Shqetësohemi më pak për privatësinë

Facebook ka një parim: ‘Nëse nuk paguan për diçka, atëherë ti je produkti’. Facebook e implementoi këtë filozofi dhe krijoi një industri të tërë përmes saj. Përdoruesit e Facebook nuk shqetësohen shumë përsa i përket privatësisë së tyre.

Pjesa më e madhe e tyre postojnë në këtë rrjet social foto të tyret, publikojnë vendodhjen apo adresën ku banojnë, jo rrallë herë dhe numrin e telefonit. Duke qënë se kaq shumë përmbajtje shpërndahet online, Facebook është shëndrruar në një platformë të dhënash ku mund të gjesh çdo informacion që kërkon.

Facebook ka hapur milion vende pune

Facebook ka krijuar një sektor më vete punësimi jo vetëm brenda zyrave të tij, por në çdo biznes apo institucion që përdorin rrjetin social për promovim apo komunikim me klientët. Tregtarët tashmë kanë kuptuar termin e markës më shumë se kurrë.

Ata paguajnë shumë për të përdorur këtë rrjet social si urën e komunikimit me konsumatorët. Jo më kot të ardhurat nga reklamat e Facebook kanë shënuar shifrën 3.32 miliard dollar në vit.

Sot në botë numërohen me qindra agjensiqë shfrytëzojnë median sociale për reklamim. Ndërkohë që 30 vite më parë këto profesione as që ekzistonin. Tanimë bizneset përdorin Facebook për të reklamuar produktet e tyre, për të komunikuar me klientët ndërkohë që këta të fundit mund të japin vlersimet e tyre për çdo produkt të blerë.

Partitë politike që i kushtojnë vëmendje Facebook, fitojnë

Zgjedhjet e vitit 2015 në Mbretërinë e Bashkuar, vërtetuan dhe njëherë se sa e 2693rëndësishme është media sociale për fushatat e tyre. Obama gjithashtu bëri një punë goxha të madhe online për promovimin e programit të tij gjatë zgjedhjeve të 2012.

Rezulton se partitë që e përdorën Facebook si një mënyrë për të mbërritur tek shtetasit, dolën fitimtare. Palët shpenzuan me qindra milion dollar në Facebook në mënyrë që të tërhiqnin sa më shumë votues. Në një farë mënyrë dhe partite politike janë një lloj marke, ndaj dhe në këtë rast promovimi është tepër i rëndësishëm.

Facebook është vegla e përdorur për të organizuar ‘revolucion’

Duke qënë se rrjeti social është e vetmja mënyrë për të arritur tek sa më shumë individë, jo pak herë ai është përdorur për lajmërimin, mbledhjen e tubimeve apo protestave. Në të jo gjithçka mbetet në nivelin e një zemërimi online, por ai shëndrrohet në mbledhje dhe protesta reale në sheshet e qyteteve. Në një farë mënyre, Facebook është një mënyrë unifikimi dhe krijon një identitet kolektiv.

Facebook krijon lajmin dhe vendos cili është lajmi

71% e moshës 18-24 vjeçarë shprehen se interneti është burimi kryesor i lajmeve, sipas një studimi nga firma analitike Pew Research. Një e treta e përdoruesve të Facebook postojnë për çështje politike apo qeveritare. Shumica e individëve gjejnë në Facebook, një pjesë të mirë të gazetës që ata duhet të lexonin në mëngjes.2670 Lajmet më të fundit publikohen në Facebook, shumë më shpejt se sa në mediat e shkruara apo televizive.

Duke parë këtë boom lajmesh, Facebook krijoi ‘Instant Articles’. Me anë të këtij funksionaliteti, mediat mund të postojnë lajmet e tyre në Facebook duke arritur kështu tek një numër më i madh lexuesish. Për më tepër, Facebook ka ndryshuar mënyrën se si gazetarët e përgatisin lajmet. Tanimë rrjeti social është shëndrruar në një burim pa të cilin gazetarët nuk mund të jetojnë.

Përdoruesit po ndryshojnë Facebook

Facebook u krijua si një mini rrjet social ku studentët e një kolegji mund të komunikonin me njëri – tjetrin. Por brenda pak vitesh ky rrjet social u bë shumë më shumë se kaq. Në vitin 2014 u raportua se 56% e përdoruesve të internetit mbi 65 vjeç kishin një llogari në Facebook.  39% e përdoruesve komunikojnë në Facebook me persona të cilët ata nuk i kanë takuar ndonjëherë. Vit pas viti Facebook ka dëshmuar se ka aftësinë për t’ju përshtatur kërkesave të konsumatorëve dhe risive në treg. Shpresojmë se kjo do të vazhdojë të ndodhë për një kohë të gjatë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 5 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 6 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 11 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 9 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 10 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 11 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.