Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

AKEP propozon kufizim për regjistruesit, mund të kenë deri në 10 domaine

Aktualitet E shtunë, 24 Korrik 2021 03:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Regjistruesit e domain-eve (faqet e internetit) kanë në pronësi të tyre të paktën 28% të atyre që janë nën zonën .al, com.al dhe net.al. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare vëren se, duke qenë se ligji nuk vendos kufizime për numrin maksimal, atëherë një pjesë e mirë e regjistruesve i mbajnë ato në pronësi të tyre.

Në këtë kontekst, AKEP sjell në vëmendje se ka nevojë për vendosjen e një kufiri të sipërm, pasi disa kompani arrijnë edhe në kufijtë e 3900 domain-eve të rezervuara prej tyre, kur vetë AKEP ka vetëm 6 të tillë.

“Regjistruesit kanë në pronësi 5 668 domain-e ose afërsisht 28% të numrit total të domain-eve .al. Pasja në posedim të kaq shumë domain-eve .al, si domain-e të vetë Regjistruesve, përbën një lloj pengese në lirinë e subjekteve dhe individëve për të regjistruar një emër domain-i, në veçanti të atyre që zotërojnë marka dhe patenta të regjistruara.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në kushtet kur rreth 28% e domain-eve janë në posedim të Regjistruesve, për t’u ridhënë mundësinë subjekteve të kenë domainin .al të dëshiruar, por që nuk e kanë marrë deri sot për shkak të zënies nga Regjistruesit, AKEP shtron për diskutim që nëse do të ishte një lloj zgjidhje që Regjistruesit të lirojnë posedimin e të gjitha domain-eve dhe t’i kalojnë “të lirë”, edhe për faktin se nuk mund t’i përdorin kaq shumë domain-e” thuhet në dokumentin e AKEP nxjerrë për konsultim.

Në kushtet e një situate të tillë, Autoriteti ka propozuar që në rastet kur subjektet kërkojnë një domain .al dhe nuk e vendosin atë në punë për një periudhë 3-6 muaj, atëherë ai të kalojë sërish i lirë. Po kështu vendoset edhe një kufizim për numrin maksimal që nuk mund të jetë më shumë se 10.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Posedues të një ose disa emra domain-esh nën zonën .al: .com.al, org.al dhe .net.al, kanë të drejtë të jenë individët, personat fizikë dhe juridikë publikë dhe privatë dhe personat fizikë tregtarë, që sipas procedurës së regjistrimit, plotësojnë të gjitha kushtet dhe kërkesat e kësaj rregullore. Numri i lejuar maksimal i domain-eve .al, përfshirë nëndomain-et, është 5 deri 10 domain-e, me kushtin që të vendosen në përdorim brenda një afati 3 deri 6-mujor.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 4 orësh
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 8 orësh
BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 10 orësh

Regjistruesit kanë detyrimin të kontrollojnë nëse domain-i i regjistruar/modifikuar prej tyre, është vendosur në punë brenda këtij afati dhe në rast se përdoret gjatë kohës së vlefshmërisë. Nëse verifikohet që një domain qëndron pa përdorur në një afat prej 6 muajsh gjatë kohës së vlefshmërisë, Regjistruesi e kalon atë domain në gjendje të lirë”, – thuhet në rregulloren që është në konsultim.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm institucionet shtetërore që mund të kenë numër më të madh domain-esh të lira. Në rastet e subjekteve private apo individë kur ka kërkesë për kalim të numrit maksimal, atëherë ata trajtohen vetëm në AKEP dhe është ky i fundit që vendos nëse do të ketë rritje të numrit apo jo.

 Revista Monitor.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 4 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 5 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 12 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.