Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Celularët shpërqëndrojnë njërëzit në rrugë

Teknologji E martë, 20 Prill 2021 06:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Teknologjia – Mijëra njerëz humbin çdo vit jetën kudo në botë, për shkak të shpërqendrimit nga celularët, ndërsa ecin në rrugë. Këto janë inovacionet që po përpiqen të luftojnë fenomenin e përhapur. Studimet thonë se celularët shkaktojnë rreth 10 për qind të dëmtimeve të këmbësorëve dhe gjashtë vdekje në vit

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Komunikimi nëpërmjet mesazheve po na vret. Më shumë se 1500 këmbësorë shkuan në dhomat e emergjencës në vitin 2010 prej aksidenteve që ndodhën, ndërsa dërgonin mesazhe duke ecur. Kjo shifër u rrit me 500 për qind që nga viti 2005, sipas një studimi të Universitetit Shtetëror të Ohajos. Kërkime të tjera thonë se celularët shkaktojnë rreth 10 për qind të dëmtimeve të këmbësorëve dhe gjashtë vdekje në vit.

Mund t'ju interesojë

Modelet më të fuqishme të AI të OpenAI çaktivizuan vetë monitorimin e tyre të sigurisë

Modelet më të fuqishme të AI të OpenAI çaktivizuan vetë monitorimin e tyre të sigurisë

Para 15 orësh
SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në agjencitë qeveritare, thellohet përçarja e AI me Kinën

SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në agjencitë qeveritare, thellohet përçarja e AI me K...

20 Tetor 2026, 11:27
Google sjell Gemini, kolegun virtual të punës

Google sjell Gemini, kolegun virtual të punës

10 Tetor 2026, 17:11

Kjo nuk është më një shaka, ndaj një grup mendjesh brilante i është futur punës për të gjetur idetë më të mira që do të ndihmojnë në arritjen e një zgjidhjeje për këtë epidemi botërore. Alternativa me rëndësi janë korsitë vetëm për ata që shkruajnë në ecje dhe shenja që dekurajojnë kontrollimin e “Facebook”-ut.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ja cilat janë inovacionet që mund t’i bindin njerëzit të ngrenë kokën lart, të paktën kur kalojnë rrugën.

Tabelat që paralajmërojnë shoferët

Projektuesit suedezë, Jakob Sempler dhe Emil Tiismann, krijuan disa tabela trafiku në Stokholm, ku paralajmëronin shoferët se përpara tyre kishte kalimtarë që mund të ecnin duke parë celularin.

“Në mëngjes, kur po shkoja për në zyrë, për pak sa nuk më shtypi një makinë, sepse ia kisha ngulur sytë celularit tim”, tha 29-vjeçari Sempler. “Hodha sytë vërdallë dhe vura re se nuk isha i vetmi.”

Në nëntor të vitit 2015 këto tabela u vendosën edhe në tri vende të tjera. Ka njerëz që vërtet kanë nevojë ta shohin këtë tabelë, pasi të tjerë mund të jenë përqendruar totalisht te smartphon-i dhe as që e kanë mendjen se çfarë po ndodh rreth tyre.

Shenja që paralajmërojnë kalimtarët të heqin celularët

Një qytet në Kaliforni instaloi shtatë tabela të ndryshme sinjalistike në fillim të vitit 2015, përfshirë një që lexon “Ngrije kokën! Kalo rrugën dhe pastaj përditëso ‘Facebook’-un!”

Një tjetër shenjë u kujton shoferëve të ngasin makinën me ngadalë dhe se ky është një kufizim shpejtësie dhe jo një sugjerim.

Një korsi vetëm për përdoruesit e celularëve

Një trotuar i njohur në Chongqing të Kinës u projektua vetëm për përdoruesit e celularëve në shtator 2014. Projekti kishte si synim të inkurajonte njerëzit të kishin më tepër ndërgjegjësim ndaj përdorimit të celularit.

Nuk pati sukses, pasi njerëzit ndalojnë vazhdimisht për të bërë foto të trotuarit të veçantë dhe e kanë marrë mesazhin si një shaka që nuk të mëson asgjë.

Lajmërimet anticelular në metro

Që nga viti 2013, pasagjerët që udhëtojnë me metrotë e Hong-Kongut kanë dëgjuar lajmërimin “mos i mbani sytë vetëm në celular”. Fraza lexohet nga një zë monoton në tri gjuhë të ndryshme, në trena dhe në shkallët lëvizëse.

Një gjobë për kalimtarët e shpërqendruar

Në vitin 2012, Autoriteti i Transportit të Utah, miratoi një gjobë prej 50 dollarësh për “ecje të shpërqendruar”, që përfshin përdorimin e celularit. Ata që e përsërisin shkeljen mund të përballen me një gjobë prej 100 dollarësh.

Duket se po funksionon. Zyrtarët vendas thonë se njerëzit e kanë ndryshuar mënyrën se si sillen dhe se po e kalojnë rrugën në mënyrë të rregullt.

Aplikacionet që ndihmojnë përdoruesit

Ka disa aplikacione që përpiqen të zgjidhin problemin e dërgimit të mesazheve gjatë ecjes. “Type n Walk” i lejon përdoruesit e tij të dërgojnë mesazhe, ndërsa kamera u tregon atyre çfarë kanë përpara ndërsa ecin. Të tjera aplikacione gjurmojnë të njëjtin problem. Aplikacioni “Audio Aware” do të ndalojë muzikën nëse kupton se diku afër po bie një sirenë apo ka goma që xhirohen.

Inxhinierët e Universitetit Rutgers gjithashtu po punojnë për të krijuar një aplikacion për njerëzit që përdorin celularë ndërsa ecin në rrugë. Aplikacioni do t’ia mbyllë automatikisht ekranin. Aktualisht ka dy versione të ndryshme: njëri analizon GPS-në e celularit, ndërsa tjetri punon me sensorë këpuce.

Një unazë që shkëlqen kur ju vijnë mesazhe të rëndësishme

Unaza “Ringly” ndryshon ngjyrën për të lajmëruar kur një përdoruesi i vijnë lajmërime të rëndësishme. Kjo pajisje e thjeshtë nuk është projektuar vetëm për të ndaluar të pasionuarit e dërgimit të mesazheve teksa ecin, por pranon fiksimin e njerëzve me teknologjinë dhe na inkurajon të kontrollojmë celularin vetëm kur është absolutisht e nevojshme.

Dërgimi i mesazheve shkatërron qafën

Pozicioni i qafës i krijuar nga ulja e kokës për të parë celularin ndërsa lexoni apo dërgoni mesazhe është një problem i madh, sipas një studimi të kërkuesve amerikanë.

Pozicioni i keq i shpinës mund të rëndojë mbi ju 30 kilogramë, ndonjëherë për disa orë në ditë, në varësi të shpeshtësisë kur shihni celularin.

Koka e një të rrituri peshor rreth 4.5-5.5 kilogramë, por ulja e kokës me 15 gradë shton forcën që ushtrohet te shpina në 12 kilogramë. Në përkulje 60 gradë të kokës, pozicioni që shihet zakonisht nëpër trotuare, të metrove dhe korridoreve kudo, gjë që mund ta çojë rëndesën mbi shpinë në 30 kilogramë.

Njerëzit kalojnë kryesisht dy deri në katër orë në ditë me kokën e përkulur duke lexuar apo dërguar mesazhe në celularë dhe pajisje teknologjike.

*Burimi: Tech Insider

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 4 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 8 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 7 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 8 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 6 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.