Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ç’pamje do të ketë njeriu pas një milion vitesh?

Teknologji E shtunë, 21 Gusht 2021 06:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

A do të jenë pasardhësit tanë sajborgë (njerëz gjysmë robot) me makineri të teknologjisë së fundit të vendosura në trup, me gjymtyrë që rriten sërish dhe kamera në vend të syve si ndonjë personazh i dalë nga filmat fantastiko shkencorë?

A do të ndryshojnë njerëzit në qenie hibride gjysmë biologjik dhe gjysmë artificial? Apo do të bëhemi më të gjatë ose më të shkurtër, më të hollë ose më të trashë, ose madje edhe me karakteristika të reja të fytyrës dhe të ngjyrës së trupit?

Mund t'ju interesojë

SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në agjencitë qeveritare, thellohet përçarja e AI me Kinën

SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në agjencitë qeveritare, thellohet përçarja e AI me K...

Para 18 orësh
Google sjell Gemini, kolegun virtual të punës

Google sjell Gemini, kolegun virtual të punës

10 Tetor 2026, 17:11
Ibrahimaj: Brenda vjeshtës nis përdorimi i inteligjencës artificiale në prokurimet publike

Ibrahimaj: Brenda vjeshtës nis përdorimi i inteligjencës artificiale në prokurimet publike

7 Tetor 2026, 14:37

Sigurisht, ne nuk e dimë këtë, por për të analizuar këtë pyetje, le të shkojmë prapa në kohë, rreth një milion vite më parë, që të shohim se si dukeshin njerëzit atëherë.

Swiss Digital

Si fillim, Homo sapiensi nuk ekzistonte. Një milionë vite më parë, me shumë mundësi kishte disa lloje njerëzish, përfshirë edhe Homo heidelbergensis, i cili kishte ngjashmëri me Homo erektus dhe njerëzit modern, por një anatomi më primitive se sa neandertali.

Por në historinë më të hershme, gjatë 10 000 viteve të fundit, ka pasur ndryshime të konsiderueshme me të cilat njerëzit duhej të përshtateshin. Të jetuarit me bujqësi dhe ushqimi me bollëk ka sjell probleme shëndetësore që jemi detyruar të përdorim shkencën për t’i zgjidhur, si për shembull trajtimi i diabetit me insulinë. Në aspektin e pamjes, njerëzit janë bërë më të shëndoshë dhe në disa zona më të gjatë.

“Ndoshta, do të evoluojmë duke u bërë më të vegjël që trupi jonë të ketë nevojë për më pak energji”, sugjeron, Thomas Mailund, profesior i asociuar në bioinformatikë në universitetin “Aarhus”, në Danimarkë.

“Kjo do të ishte e dobishme në një planet shumë të populluar”, thekson ai.

Në një planet të mbushur plot me njerëz, mbajtja mend e emrave të njerëzve do të ishte një element shumë i rëndësishëm. Në këtë aspekt hyn në lojë teknologjia.

“Një pajisje në tru do të na mundësonte që të kujtonim emrat e njerëzve. Kjo duket si fantazi. Por në fakt jemi në gjendje që ta bëjmë këtë. Aktualisht mund të vendosim një pajisje në tru, por ende nuk dimë si ta lidhim atë që të jetë e dobishme. Jemi duke iu afruar, por për momentin është vetëm eksperimentale”, thotë Thomas.

Të gjithë kemi dëgjuar për foshnje të parapërcaktuara. Shkencëtarët e kanë që tani teknologjinë për të ndryshuar gjenet e një embrioni, pavarësisht kritikave të shumta dhe për momentin askush nuk është i sigurt për atë që do të ndodhë më pas. Por në të ardhmen, Mailund sugjeron se mund të konsiderohet si jo etike që disa gjene të mos i ndryshojnë. Me këtë, mund të kemi në dorë pamjen e një foshnje, pra ndoshta njerëzit do të duken ashtu siç dëshirojnë prindërit e tyre.

Me përparimet në fushën e gjenetikës, shkencëtarët po kuptojnë gjithnjë e më mirë ndryshimet gjenetike dhe si ndodhin këto në popullsinë njerëzore. Normalisht që nuk mund të parashikohet me saktësi se si do të ndryshojnë variacionet gjenetike, por shkencëtarët e sektorit të bioinformatikës po analizojnë trendet demografike për të na dhënë një ide.

Hodgson, parashikon se “njerëzit e zonave urbane dhe rurale do të dallojnë shumë me njëri-tjetrin. Migracioni nga zonat rurale drejt qyteteve bën që të rritet diversiteti gjenetik në qytete dhe të bier në zonat rurale”.

Për më tepër disa grupe riprodhohen më shumë dhe disa më pak. Popullsitë në Afrikë, për shembull, por zgjerohen me shpejtësi kështu që këto gjene po rriten me një frekuencë të lartë në nivel global. Ndërsa zonat ku ngjyra e lëkurës është me e çelët por riprodhohen më me ngadal. Për pasojë ngjyra e lëkurës nga një prespektivë globale do të bëhet më e errët.

“Pres që mesatarja e personave disa gjenerata më vonë do të kenë ngjyrë të lëkurës më të errët nga tani”, thotë Hodgson.

Po në hapësirë? Nëse njerëzit arrijnë të kolonizojnë Marsin, si do të evoluojmë? Me gravitet më të ulët, muskujt e trupit tonë mund të ndryshojnë strukturën. Ndoshta do të kemi duar dhe këmbë të gjata.

Madje në një klimë të ftohtë, të ngjashme me epokën e akullnajave, mund të bëhemi më të vegjël, me trupin të mbuluar nga qime izoluese, njësoj si paraardhësit tanë të neandertalit.

“Ne nuk e dimë, por, sigurisht, variacioni gjenetik i njeriut por rritet. Kudo në botë, çdo vit, ka gati dy ndryshime të reja për secilin prej 3,5 miliardë çiftet kromozomike të gjenomit të njeriut”, thotë Hodgson.

Kjo është e jashtëzakonshme dhe me shumë mundësi është gati e pamundur që pas një milion vitesh do të dukemi po njësoj./ATA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 8 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 8 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 10 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 13 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 9 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 8 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 8 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.