Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Google do të ndalojë reklamat që mohojnë ndryshimet klimatike

Bota E shtunë, 9 Tetor 2021 08:55
Google do të ndalojë reklamat që mohojnë ndryshimet klimatike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kompania Google po merr masa ndaj reklamave dixhitale që paraqesin pretendime false për ndryshimet klimatike, ose që përdoren për të nxjerrë fitim nga pretendime të tilla. Kompania shpreson të kufizojë në këtë mënyrë të ardhurat për mohuesit e ndryshimeve klimatike dhe të ndalë përhapjen e dezinformimit në platformat e saj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në një postim të enjten kompania tha se politika e re do të zbatohet edhe për YouTube-in, i cili vetëm një javë më parë njoftoi ndërmarrjen e masave të gjera ndaj dezinformimit për vaksinat.

Mund t'ju interesojë

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Para 5 orësh
Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Para 5 orësh
Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Para 15 orësh

“Kemi dëgjuar drejtpërsëdrejti nga një numër gjithnjë e në rritje të partnerëve tanë të reklamimit dhe publikimit, të cilët kanë shprehur shqetësime për reklama që shfaqen së bashku me pretendime të pasakta për ndryshimin klimatik, ose që i ushqejnë ato”, tha kompania Google. Ata “nuk dëshirojnë që reklamat e tyre të shfaqen përkrah një përmbajtjeje të tillë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas kompanisë Google, publikuesit dhe krijuesit e materialeve në YouTube “nuk dëshirojnë që reklamat që ushqejnë këto pretendime të shfaqen në faqet apo videot e tyre”.

Kufizimet “do të ndalojnë reklamat me përmbajtje që kontradiktojnë konsensusin e konsoliduar shkencor për ekzistencën dhe shkaqet e ndryshimeve klimatike”, thuhet në postim.

Krahas trajtimit të shqetësimeve të publikuesve, ndryshimet duket se synojnë t’u kundërvihen influencuesve në internet të cilët përfitojnë financiarisht nga reklamat e futura në videot në YouTube që ushqejnë teoritë e mohimit të ndryshimeve klimatike.

Kompania tha se do të vendosen kufizime ndaj materialeve që e quajnë ndryshimin klimatik një skemë mashtrimi, ose që mohojnë se gazrat ndotës të efektit serë dhe aktiviteti njerëzor kanë kontribuar për ngrohjen afatgjatë të Tokës.

Ekspertët ngrenë pikëpyetje për efektshmërinë e këtyre ndryshimeve.
“Si do ta përcaktojnë se çfarë është dezinformim (ose me fjalë të tjera – gënjeshtra), ose se çfarë është një informacion thjesht i mangët apo qëllimisht i pavërtetë?” thotë Lisa Schipper, studiuese e shkencave shoqërore mjedisore në Institutin e Ndryshimit Mjedisor në Universitetin e Oksfordit.

Ajo përmend si shembull pamjet e energjisë së pastër të nxjerra nga kompanitë e burimeve të ngurta energjetike. “Në shumë mënyra, këto lloj reklamash që sugjerojnë një tjetër lloj të vërtete mund të jenë edhe më të dëmshme, pasi duken si pa zarar, ndërkohë që shërbejnë për ta paraqitur kompaninë si të përgjegjshme ndaj mjedisit”, thotë zonja Schipper.

Kompania Google do të përdorë mjete të automatizuara dhe analistë për të zbatuar politikën që do të hyjë në fuqi në nëntor për publikuesit dhe krijuesit e materialeve në YouTube, si dhe në dhjetor për reklamuesit.

Do të vazhdojnë të lejohen reklamat me përmbajtje që ka të bëjë me tematika të ndërlidhura, si p.sh. debatet publike për politikat për klimën.

Sidoqoftë, debate të tilla mund të jenë po aq të polarizuara, thotë Steve Smith, drejtor ekzekutiv i një programi kërkimor për klimën në Universitetin e Oksfordit.

“Dezinformimi është i pranishëm në diskutimet në internet për tema si energjia me ndotje të pakët nga karboni, apo udhëtimet dhe ushqimet, po aq sa ç’ekziston për shkencën e klimës”, thotë zoti Smith.

Google është një nga dy kompanitë dominuese në industrinë e reklamave dixhitale në mbarë botën, me 147 miliardë të ardhura nga reklamat vitin e kaluar. Kompania e dytë e rëndësishme është Facebook-u, që ndalon reklamat e përdorura për të shpërndarë dezinformim, por që nuk ka një listë konkrete tematikash ku të përfshihej edhe mohimi i ndryshimeve klimatike.

Më herët këtë javë, kompania Google paraqiti opsione të reja për të ndihmuar individët e regjistruar të kontribuojnë në reduktimin e ndotjes nga karboni, ndër to edhe një opsion kërkimi që tregon se cilat fluturime avionësh kanë nivelin më të ulët të ndotjes.

Dezinformimi dhe roli që kompanitë gjigante të mediave sociale kanë në përhapjen e tij, është shndërruar në një shqetësim të madh për shumë njerëz. Rreth 95% e amerikanëve thanë se dezinformimi është problem kur përpiqen të marrin informacione të rëndësishme, thuhet në një anketim të publikuar të premten nga Instituti Pearson dhe Qendra Kërkimore për Marrëdhëniet me Publikun e agjencisë së lajmeve Associated Press dhe institutit NORC.

Problemi i kompanisë Facebook me dezinformimin u vendos në qendër të vëmendjes këtë javë, kur Frances Haugen, ish-studiuese e të dhënave që po denoncon tashmë publikisht, u tha ligjvënësve se kompania e di që platforma e saj përhap dezinformim, por refuzon të bëjë ndryshime që do të dëmtonin fitimet e saj.

Etiketat e lidhura

googlendryshime
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.