Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Informacioni është gjithçka

Teknologji E diel, 18 Prill 2021 11:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Michael Brooks

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Cfarëdo lloj realiteti që mendoni se po jetoni, ndoshta gaboheni. Universi është një kompjuter, dhe çdo gjë që ndodh në të, mund të shpjegohet me përpunimin e informacionit. Lidhja mes realitetit dhe shkencës kompjuterike mund të mos jetë menjëherë e dukshme, por hiqni disa shtresa dhe pikërisht këtë do të gjeni, sipas disa studiuesve. Ne e mendojmë botën si të përbërë nga thërrmija që bashkohen prej forcave, për shembull, por teoria kuantike na thotë se këto janë thjeshtë një rrëmujë fushash që mundemi t’i përshkruajmë vetëm përmes matematikës së fizikës kuantike.

Mund t'ju interesojë

Modelet më të fuqishme të AI të OpenAI çaktivizuan vetë monitorimin e tyre të sigurisë

Modelet më të fuqishme të AI të OpenAI çaktivizuan vetë monitorimin e tyre të sigurisë

Para 20 orësh
SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në agjencitë qeveritare, thellohet përçarja e AI me Kinën

SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në agjencitë qeveritare, thellohet përçarja e AI me K...

20 Tetor 2026, 11:27
Google sjell Gemini, kolegun virtual të punës

Google sjell Gemini, kolegun virtual të punës

10 Tetor 2026, 17:11

Pikërisht këtu hyn në lojë kompjuteri, të paktën nëse mendon për të në terma konceptualë si dicka që përpunon informacion, dhe jo si një kuti mbi tavolinën tënde. “Fizika kuantike pothuajse përshkruhet në terma të përpunimit të informacionit”, thotë Vladko Vedral i Universitetit të Oksfordit. “Eshtë domethënëse që përpunimin e informacionit e gjen në rrënjë të gjithçkaje”.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Informacioni sigurisht që ka një vend të vecantë në teorinë kuantike. Parimi i famshëm i pasigurisë – që thotë se nuk mund të dish njëkohësisht shpejtësinë dhe pozicionin e një thërrmije – zbërthehet tek informacioni. Ashtu si edhe “kokolepsja”, ku objekte kuantikë ndajnë cilësi dhe shkëmbejnë informacion pavarësisht nga distanca fizike mes tyre.

Në fakt, çdo proces në univers mund të reduktohet në ndërveprimet mes thërrmijave që prodhojnë përgjigje binare: po ose jo, këtu ose atje, lartë ose poshtë. Kjo do të thotë që natyra në nivelin e saj më themelor, është thjeshtë vërtitja e shifrave binare, apo bit-eve, tamam si një kompjuter. Rezultati i morisë së bit-eve është i dukshëm në atë që e perceptojmë si një vendosje e vazhdueshme, rivendosje dhe ndërveprim i atomeve – me fjalë të tjera, realiteti.

Sipas Ed Fredkin i Institutit të Teknologjisë në Massachusetts, nëse do të mund të gërmonim në këtë proces do të gjenim se universi ndjek vetëm një ligj, një rregull të vetëm të përpunimit të informacionit që është gjithcka që të duhet për të ndërtuar një kozmos. Në këndvështrimin e Fredkin, kjo do të ishte një lloj procedure e tipit “nëse – atëherë”; ai lloj rregulli që përdoret në shkencën tradicionale të kompjuterëve për të manipuluar bit-et që mbahen nga tranzistorët në një chip, por këtë herë zbatuar në bit-et e universit.

Vedral dhe të tjerë mendojnë se është pak më e ndërlikuar se kaq. Për arsye se ne mund të reduktojmë gjithcka në univers në njësi që ndjekin ligjet e fizikës kuantike, universi duhet të jetë një kompjuter kuantik, në vend të tipit klasik që ne e njohim.

Një prej joshjeve të kësaj ideje është se mund të ofrojë përgjigje për pyetjen “përse është dicka, dhe jo asgjë?” Rastësia e qenësishme në fizikën kuantike do të thotë që informacioni mund të nisë të ekzistojë spontanisht, thotë Vedral.

Për të gjithë këto ide teorike, është e vështirë të provojnë që universi është një kompjuter kuantik. Edhe kështu, ka një vëzhgim që mbështet idenë se universi është në themel i përbërë nga informacioni. Në vitin 2008, detektori gravitacional GEO 600 në Hanover të Gjermanisë, kapi një sinjal jo normal që tregonte se hapësirë-koha është e përbërë nga pixel-a. Kjo është pikërisht ajo që do të pritej në një univers “holografik”, ku realiteti tredimensional është në fakt projektim i informacionit i koduar në një sipërfaqen dydimensionale të kufirit të universit.

Kjo ide e çuditshme u ngrit nga një debat mbi vrimat e zeza. Një prej ligjeve themelorë të fizikës është se informacioni nuk mund të shkatërrohet, por një vrimë e zezë duket se e shkel këtë duke gëlltitur gjëra që përmbajnë informacion dhe pastaj duke avulluar gradualisht. Cfarë ndodh me atë informacion ishte temë e një debati të gjatë mes Stephen Hauking dhe shumë prej nxënësve të tij. Në fund, Hauking e humbi debatin, duke pranuar se informacioni është i skalitur në horizontin që përcakton kufirin e vrimës së zezë dhe largohet teksa vrimat e zeza avullojnë. Kjo coi fizikanët Leonard Susskind dhe Gerard Hooft që të propozojnë se i gjithë universi mund të mbajë informacionin si kufi të tij – me pasojën që realiteti ynë mund të jetë projeksion i atij informacioni në hapësirën brenda kufirit. Nëse kjo lidhje është e vërtetë, atëherë realiteti është si imazhi i Princesësh Leia projektuar nga R2D2 tek “Luftërat e Yjeve”: një hologram.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 9 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.