Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Inteligjenca artificiale po avancon

Kuriozitete E enjte, 29 Korrik 2021 06:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tema e inteligjencës artificiale ka arritur deri tek qeveria gjermane dhe është futur nën titullin “Digjitalja”në zyrën e kancelares. Koha nuk pret, sepse ndryshimet që po ndodhin nga digjitalizimi janë gjigande. Në faqen e internetit  WILL ROBOTS TAKE MY JOB? çdo konsumator mund të shohë nëse puna që bën do të ekzistojë apo jo në të ardhmen, me cunamin që po shkakton digjitalizimi. Rezultati tregon se daktilografistët do zëvendësohen 81 përqind nga makinat, ciceronët e guidave turistike 91 përqind. Kurse administratorët e bankave të të dhënave vetëm 3 përqind.

Bazën e llogaritjeve të faqes së internetit e përbën një studim amerikan i vitit 2013, në të cilin autorët Frey dhe Osborne thonë se deri në 47 përqind e gjithë vendeve të punës në SHBA rrezikojnë të zëvendësohen nga kompjuterizimi i avancuar. Veçanërisht shpejt zhvillohet ky proces në tregun e punës kur digjitalizimi vjen i rimorkiuar me inteligjencën artificiale. Kemi të bëjmë këtu me aftësinë për të mësuar të kompjuterave, që më parë janë mbushur me të dhëna. Nëse në fund do të quhet mësim i makinave apo deap learning, kjo nuk ka rëndësi. Kompjutera shumë të aftë do të sjellin ndryshime të mëdha në tregun e punës. Sidomos të gjitha llojet e aktiviteteve që lidhen me rutinë, kanë pak shance mbijetese. Sa më individuale të jenë proceset, aq më mirë për ekzistencën e tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shumë vende pune në industri do të zhduken

Spanien Barcelona Mobile World Congress (DW/K. Ferguson)

Revista amerikane Wired, shkruan se vendet e punës në industri do të zhduken dhe pjesa më e madhe e punonjësve do të punojë në të ardhmen si programues. Dhe kur thotë këtë kolumnisti i revistës Wired,  Clive Thompson nuk flet për forca të specializuara të gjigandit në këtë sektor Silicon Valley, ku punojnë tetë përqind e programuesve të Amerikës, por flet për miliona vende të tjera pune të sektorit të Teknologjisë së Informacionit, që kanë të bëjnë me rrjete të dhënash firmash të vogla dhe të mesme. Me një rrogë vjetore 80 mijë dollarë në vit, të ardhurat e punonjësve të IT në Amerikë  janë mbi mesataren e të ardhurave, me një orar pune 40 orë në javë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E ardhmja e specialistëve të të dhënave dhe e programuesve është kështu pozitive. Në SHBA pritet që vendet e punës në sektorin e IT të shtohen me dhjetë përqind vitet e ardhshme.

Mund t'ju interesojë

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 9 orësh
Këmbëmadhi, Shërbimi Pyjor i SHBA publikon dosjet e vjetra

Këmbëmadhi, Shërbimi Pyjor i SHBA publikon dosjet e vjetra

Para 13 orësh
Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Para 18 orësh

Kërkohen me ngulm programues

Kjo vlen edhe për kompani si Zalando, ku më shumë se 100 vende pune të marketingut do të zëvendësohen nga algoritmet. Sipërmarrja tregtare e veshjeve të modës, me qendër në Berlin kërkon me ngulm programues. Manaxheri Moritz Hahn, thotë se Zalando kërkon ta personalizojë sa më shumë me ndihmën e të dhënave, trajtimin e klientëve.

Edhe industria klasike do të tronditet nga digjitalizimi. Shefi i Siemensit, Joe Kaeser mendon se deri në vitin 2030 gjysma e vlerave të ekonomisë gjermane do të humbasë prej digjitalizimit. Në një konference në verë të vitit 2016 Kaeser njoftoi se vetëm një ndër dhjetë persona të shtresës së mesme do të përfitojë nga digjitalizimi: “Njëri ngjitet lart, nëntë të tjerë zbresin poshtë,” thotë Kaeser. “Digjitalizimi do të zhdukë shtresën e mesme”, thonë prognozat e menaxherëve kryesorë gjermanë. Dhe kjo nuk do ndodhë ngadalë, por me hapa të shpejtë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 3 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 4 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 4 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 12 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 7 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.