Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Investimi 16 miliard euro për ekonominë e Hapësirës! Europa synon të 5-fishojë shifrat

Teknologji E premte, 24 Shtator 2021 19:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Parlamenti Europian gjatë takimit të fundit ka aprovuar me shumicë votash, ligjin për ri financimin dhe mbi të gjitha për të analizuar dhe një herë politikën e Komunitetit Europian për hapësirën. Periudha e zbatimit do të jenë vitet 2021-2027, dhe pritet të investohen mbi 16 miliard euro, të cilat priten te 5-fishohen.

Bashkimi Europian, në vetvete menaxhon dy programe të rëndësishme si Galileo (sistemi satelitor për gjeo pozicionimin e BE-së), i cili do të përdoret gjithnjë e më shumë në vend të GPS-së amerikane si dhe sistemi Kopernik, i cili kujdeset për jetën tonë të përditshme me një monitor të vazhdueshëm. Ndërkaq ESA, agjencia hapësinore europiane, në të cilën bëjnë pjesë dhe vende që nuk i përkasin BE-së, si Norvegjia, kujdeset për lëshimin e satelitëve si dhe për studime të shumta.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më konkretisht pritet që me anë të këtij ligji të investohet përkatësisht për sistemin Galileo 9.7 miliard euro, për Kopernik 6 miliard dhe për Ssa/Govsatcom (programi hapësinor i BE-së) 1.2 miliard euro. Sidoqoftë këto shifra priten të shtohen në mënyrë të ndjeshme nga agjenci kombëtare dhe kompani të ndryshme inovacioni që mund të kapin shumën prej 60-70 miliard euro, ka thënë italiani Massimiliano Salini (deputet i parlamentit europian).

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

ESA që, me drejtorin e tanishëm të përgjithshëm, gjermanin Johan Dietrich Worner, dukej se kishte marrë iniciativa që gati kalonin kufirin e fushës së saj të veprimit, tani është kufizuar vetëm në pjesën e inovacionit që sjell në programet Ssa (ndërgjegjësimi i situatës hapësinore).

Në vetvete Ssa do të nënkuptoj njohuri për gjithçka ndodh në hapësirë, dhe afër Tokës. Mbetjet hapësinore, hyrjet e satelitëve të “vdekur” në atmosferë por edhe klima në hapësirë që përfshin dhe rrezatimin nga Dielli, grimcat që formojnë erën diellore dhe kështu me radhë do të jenë tashmë përgjegjësi e Bashkimit Evropian dhe jo e ESA-s.
Në kohën e ngrohjes globale, kjo është ndoshta çështja më e rëndësishme dhe më e nënvlerësuar deri tani. Një ndarje midis ‘Evropës dhe Evropës’ që e bën paksa të vështirë për t’u kuptuar, por ia vlen të provohet, duke qenë se janë në ‘lojë’ shumë para dhe ekulibra.

Mund t'ju interesojë

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 6 orësh
Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Para 15 orësh
Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

21 Nëntor 2026, 17:21

Nëse programet si Galileo ose Koperniku, të cilat janë thelbësore për ta bërë Bashkimin Evropian të pavarur në monitorimin territorial, marrin dhe financimin më të madh, atëherë qëllimi i vërtetë i shumë neneve të ligjit duket të jetë në shërbim të qytetarit. Në të vërtetë, falë këtyre dy programeve ne kemi të dhëna shumë ekzakte të pozicioneve në kohë reale nga Galileo, ndërsa me Kopernikun sigurojmë të dhëna të vlefshme të territorit. Shkarkimi dhe përdorimi i këtyre të dhënave, është thesari i vërtetë dhe gjithashtu shumëfishuesi i të ardhurave dhe përfitimeve nëse kemi sukses në zhvillimin e aplikacioneve që ndikojnë pozitivisht në jetën e qytetarit evropian dhe industrisë inovative. Ky propozim është bërë dhe në të kaluarën por sot shpresohet që të marrë më shumë forcë duke patur parasysh edhe disponueshmërinë e parave të siguruara nga projektet e ndryshme evropiane.

Prandaj, vëmendje e madhe duhet në vendosjen e kufijve të veprimit të dy agjencive europiane te hapësirës dhe gjithashtu brenda BE-së, për të evituar mbivendosjet midis civilëve dhe ushtarakëve, të cilët nuk citohen kurrë, përkundrazi shpesh thuhet se financimi i programit hapësinor 2021-2027 është vetëm dhe ekskluzivisht për përdorim civil. Edhe pse ekziston mundësia që këto shërbime të shfrytëzohen dhe për qëllime ushtarake, përderisa nuk ekziston ende një ushtri e përbashkët e BE-së, atëherë kjo nuk mund të merret në konsideratë.

Burimi: IL SOLE 24ORE
Përshtati: SCAN

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 52 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 12 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.