Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kongresi Mobil Botëror 2015, ja çfarë duhet të presim nga shfaqja më e madhe e smartfonëve

Teknologji E diel, 18 Prill 2021 11:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Eventet prestigjoze nuk mungojnë në fushën e teknologjisë. I tillë ishte dhe shfaqja e produkteve elektronike CES në Las Vegas që tërhoqi vemendjen e gjithë botës por tanimë ka ardhur koha për realizimin e shfaqjes më të madhe të smartfonëve në botë, Kongresi Mobil Botëror 2015. Ky event do të mbahet në data 2-5 mars në Barcelonë, pra është vetëm disa ditë larg. Në të do të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me prurjet më të fundit të teknologjisë ku përfshihen smartfonët, tabletët apo veshjet elektronike inteligjente. Parashikohet që gjatë këtij eventi të lançohet pjesa më e madhe e pajisjeve teknologjike të këtij viti.

Kongresi Mobil Botëror është vendi më i mirë ku prodhuesit mund të prezantojnë produktet e tyre më të reja. Mbajtja e këtij eventi në Barcelonë përbën një përfitim të madh për konsumatorët europianë. Duke u bazuar në gjithçka që është zbuluar deri më sot rreth produkteve që priten të lançohen në Kongresin Mobil Botëror, ne kemi krijuar një ide se çfarë duhet të presim nga ky event kaq i rëndësishëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

* Samsung

Duke qënë se në CES kompania koreane nuk prezantoi asgjë të re, atëherë Kongresi Mobil Botëror do të përbëjë një moment të rëndësishëm për të. Pak para MWC Samsung ka vendosur të mbajë një mini event të quajtur “Unpacked” gjatë të cilët do të prezantohet smartfoni i shumëpritur Galaxy S6. Sigurisht që e gjithë vëmendja do të jetë mbi të por kompania nuk do të mjaftohet me kaq. Samsung do të lancojë dhe Galaxy S6 Edge dhe Galaxy S6 Mini që cilësohen si smartfonë buxhetorë. Galaxy S6 Edge pretendohet të ketë një ekran të lakuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përsa i përket frontit të pajisjeve inteligjente, pritet që Samsung të konkurojë Motorolën dhe LG-në me një orë inteligjente të rrumbullakët të koduar me emrin “Orbis” që do të karikohet me anë të wirelesit, sipas Sammobile. Samsung zakonisht zgjedh Kongresin Mobil Botëror për të prezantuar ndonjë përditësim të serisë të tabletave ndaj ka të ngjarë që të shohim diçka të tillë. Dhe sa për adhuruesit e Galaxy Note, ky event nuk premton ndonjë lajm të rëndësishëm për ta.

Mund t'ju interesojë

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 12 orësh
Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Para 21 orësh
Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

21 Nëntor 2026, 17:21

* HTC

Nëqoftëse Samsung mund të cilësohet si Cristiano Ronaldo i Android atëherë HTC mbetet të jetë Lionel Messi. Detajet e shumta që ka publikuar HTC rreth produktit të saj të ri na kanë dhënë një ide të qartë të asaj ç’ka duhet të presim nga kompania tajvaneze. Ashtu si Samsung dhe HTC ka zgjedhur të mbajë një event në datën 1 mars në orën 4 pasmesdite ku do të lançojë smartfonin HTC One M9.

Përpos këtij smartfoni mendohet se kompania ka zgjedhur këtë event për të simbolizuar hyrjen e saj në tregun e orëve inteligjente. Pritet që HTC të lançojë orën inteligjente One Wear në bashkpunim me Under Armour.

* Sony

Edhe pse kompania pak kohë më parë deklaroi se do të prezantonte tabletin e saj Xperia Z4 gjatë Kongresit Mobil Botëror, tanimë duket se kjo gjë nuk do të ndodhë. Me anë të një postimi në blogun Xperia, kompania japoneze ka zbuluar se nuk do të mbajë ndonjë konferencë mbi këtë produkt.

Ai ka të ngjarë të lançohet më vonë brenda këtij viti. Pritet që Sony të lançojë dy produkte të reja të linjës së veshjeve elektronike SmartWear; SmartWatch 3 dhe SmartBand Talk.

* LG

Duket se rivali korean i Samsung ka vendosur të veprojë njëlloj si Sony duke mos lançuar smartfonin LG G4 gjatë këtij eventi. Këtë lajm e ka dhënë vet kompania duke shtuar se ka nevojë për pak më shumë kohë në mënyrë që të sjellë një produkt perfekt për konsumatorët. Gjithsesi kompania ka mundësi të zbulojë disa detaje të reja mbi këtë produkt për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve.

Ekzistojnë dhe disa mundësi që LG të prezantojë një pajisje të re inteligjente të ngjashme me një ore por që të jetë më tepër e prirur nga sporti. Para pak ditësh kompania lancoi plot katër smartfonë të rinj dhe LG Watch Urbane ndaj Kongresi Mobil Botëror do të jetë një mundësi e mirë për ti njohur nga afër këto produkte.

* Microsoft

Duket se në këtë event Microsoft do të shkëpusë tërësisht lidhjet me markën Nokia. Edhe pse nuk njihet për një prezencë të madhe në Kongresin Mobil Botëror, Microsoft do të mbajë një konferencë të vehten ditën e hënë më 2 mars, ku pritet të prezantojë dy smartfonë të rinj Lumia. Ka mundësi që kompania të zbulojë dhe ndonjë lajm mbi versionin e ri të sistemit operativ Windows 10.

* Huawei

Prodhuesi kinez i smartfonëve ka konfirmuar se do të zhvillojë një konferencë në datën 1 mars ku do të prezantojë disa nga pajisjet e saj të reja. TechRadar ka raportuar se kompania mund të lançojë një orë inteligjente që bazohet në platformën Android Wear të Google. Në imazhin që shoqëron ftesat e dërguara nga kompania shfaqet një orë inteligjente që shërben për të marrë telefonata e pajisur edhe me një kamer.

Edhe pse ishte parashikuar dhe lançimi i smartfonit Ascend P8, Huawei ka deklaruar se ky produkt do të vijë në 15 prill në Londër. Përveç këtyre kompania konfirmoi se do të lançojë të paktën 1 tablet gjatë Kongresit Mobil Botëror 2015.

* Google

Tradicionalisht Google lançon produktet e saj të reja gjatë eventeve Google I/O. Gjithsesi fjalët që qarkullojnë tregojnë se kompania do të prezantojë projektin e saj të smartfonit modular të Projektit Ara në Kongresin Mobil Botëror. Pritet që të shfaqen 50 komponentë të këtij smartfonit modular gjatë këtij eventi.

* Motorola

Tanimë në pronësi të Lenovo, nuk pritet ndonjë lajm me vlerë nga kjo kompania në Kongresin Mobil Botëror. Motorola sapo ka lançuar një sërë smartfonësh në Kinë. Gjithsesi pritet që të lançohet një version i ri i smartfonit buxhetor Moto E në Barcelonë i cili mund të quhet Moto E

4G. Ekzistojnë mundësi që të prezantohet dhe një model i ri i Moto G 2014 që ofron mbështetje për 4G LTE. (PCWorld Albanian)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 6 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 7 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 15 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 17 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.