Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mbroni të dhënat e bisedave tuaja nga hakerat me aplikacionet Confid dhe Dstrux

Teknologji E diel, 18 Prill 2021 11:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ofruesit e shërbimeve të e-mail-it, mesazheve, chatit apo aplikacioneve të ngjashme pëpiqen të na thonë se jemi duke komunikuar privatisht por kohët e fundit sulme të ndryshme nga hakerat kanë përfunduar me publikimin online të bisedave private të personave apo kompanive të ndryshme.

Kjo do të thotë që aplikacionet që ne përdorim nuk janë gjithmonë aq të sigurta sa mendojmë. Ata që e demostrojnë më së miri këtë gjë janë punonjësit e Sony Picture Entertainment, të dhënat e të cilëve u vodhën masivisht dhe i shkaktuan kompanisë një dëm prej 15 milion dollar. Por kjo shumë nuk krahasohet aspak me problemet që lindën pas publikimit online të të dhënave dhe bisedave private brenda kompanisë. Nga ato u zbuluan se ekzekutivët e Sony ofendonin në mënyrë raciste presidentin e SHBA-ve. Ndërkohë që yjet e Hollywood zbuluan se paguheshin më pak dhe kërkuan rishikimin e kontratës me Sony.

Edhe pse shumicave e aplikacioneve të shkëmbimit të mesazheve aplikojnë një politikë të tillë që e-mail-et apo mesazhet fshihen automatikisht pas një kohe të caktuar, kopje të bisedave tuaja do të mbeten akoma të ruajtura në ueb apo hardisk. Gjatë kësaj jave, dy aplikacione të reja komunikimi kanë qënë në qendër të vëmendjes. Bëhet fjalë për Confid dhe Dstrux të ngjashme me Snapchat për nga funksioni, por ndryshe nga ky i fundit ato kanë si qëllim të jenë profesionale në detaje. Confid është një aplikacion i cili është i disponueshëm për tu shkarkuar falas në telefonët iOS dhe Android. Për këtë aplikacion u fol shumë gjatë kësaj jave për vet faktin se kjo kompani lançoi disa rregulla të reja që ndalojnë përdoruesin të bëjnë ruajë imazhe të bisedave. Confid gjithashtu e bëri më të thjeshtë importimin e bisedave nga e-mail-i. Kështu që kur ju jeni duke bërë një bisedë konfidenciale në email, ky aplikacion do t’ju lejojë ta bëni atë offline duke e ruajtur në këtë mënyrë nga sulmet e mundshme. Confid ofron mbështetje për Dropbox, Box, Google Drive, OneDrive etj. Karakteristika tjetër që e bën këtë aplikacion të sigurt është dhe politika strikte e enkriptimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Karakteristika më e mirë që ofron Confid është fakti se si marrësi por ashtu dhe dërguesi mund të fshijnë një mesazh apo bisede mes tyre. Kjo firmë po punon gjithashtu për të sjellë një version ‘Confid Business’ i cili pritet të lançohet brenda këtij viti. Dstrux është i ngjashëm me Confid për nga siguria. Është një mënyrë për të dërguar mesazhe dhe dokumente që janë dhe të enkriptuara dhe me aftësi vetë shkatërruese. Aplikacioni ofron shpërndarje të përmbajtjes në Facebook dhe Twitter por vetëm një link i shpërndarjes ruhet në cloud. Madje pëmbajtja e shpërndarë mundet vetëm të shikohet dhe jo të printohet, kopjohet apo të ruhet si imazh. Përpara se të dërgoni një mesazh në Dstrux, jeni ju që vendosni se pak sa kohësh doni të vetshkatërrohet ai. Madje mund të përcaktoni kohën në minuta orë apo ditë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por cilin aplikacion duhet të zgjidhni? Ekspertët kanë sugjeruar shkarkimin e të dyve, nuk do t’ju kushtojë asgjë duke qënë se të dy aplikacionet janë falas dhe me karakteristikat e veçanta që ata ofrojnë padyshim që ja vlejnë. Në përgjithësi Confid është i dizenjuar në mënyrë më elegante dhe është pak më i thjeshtë për tu përdorur gjatë komunikimit bazë ndërkohë që Dstrux i jep përdoruesit më shumë opsione dhe kontroll. Përdorimi i këtyre aplikacioneve do ti japë mendjes tuaj paqe në mënyrë që ju mos të zgjoheni çdo ditë e të mendoni se bisedat tuaja private janë kompromentuar nga hakerat. (CIO Albanian)

Mund t'ju interesojë

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 12 orësh
Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Para 21 orësh
Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

21 Nëntor 2026, 17:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 6 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 7 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 15 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 17 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.