Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Politikat e reja të Facebook-ut shkelin ligjet europiane?

Teknologji E diel, 18 Prill 2021 11:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Facebook vitin e shkuar, bëri të ditur planet ndryshimit të kushteve të përdorimit dhe politikave të të dhënave. Politikat e reja, të cilat u aplikuan duke filluar që nga muaji Janar i këtij viti, sollën një praktikë të re se si Facebook mund të përdorë informacionin e përdoruesit për shfaqjen e reklamave. 
Rrjeti social më popullor në botë Facebook, është vënë përsëri në qendër të vëmendjes së mediave europiane. Kjo për shkak se politikat e reja të privatësisë të Facebook bien në kundërshtim me ligjet europiane, dhe nuk janë aspak legjitime. Falë një kërkese të Komisionit të Privatësisë në Belgjikë, dy grupe ekspertësh kanë analizuar në dy javët e fundit, ndryshimet e kushteve të përdorimit dhe politikave të reja të vendosura nga kompania.
Pas këtij monitorimi dhe analizimi të detajuar, u arrit në përfundimin se kjo kompani po operon ilegalisht në Europë. Realisht ndryshimet e politikave të Facebook nuk janë aq drastike. Shumica prej tyre janë praktika të vjetra. Por gjithsesi analiza tregon se politikat janë në kundërshtim me ligjet e vendosura në Europë.
Si rezultat Facebook “vë një barrë të rëndë” mbi përdoruesin duke i kërkuar atij të ndryshojë një sërë opsionesh në profilin e tij me qëllim rritjen e nivelit e sigurisë. Është deklaruar gjithashtu se kompania nuk i jep kontroll të mjaftueshëm përdoruesit mbi përdorimin e të dhënave të tij. Raporti i komisionit të privatësisë citon se përdoruesit nuk kanë në dispozicion informacionin e duhur i cili jo rallë here nuk është gjithmonë i qartë madje as përdorimi i imazheve të tyre për qëllime reklamimi. A përdoren vërtet fotot e profilit për këtë qëllim apo për diçka më shumë? Cilat janë këto kompani të palës së tretë që përmenden në kushtet e përdorimit të vendosura nga Facebook? A janë ato të sigurta?
Një zëdhënës i Facebook deklaroi se ndryshimet e reja janë më të qarta dhe konçize. Ai siguroi që ato nuk bien në kundërshtim me ligjin. Kushtet e përdorimit dhe politikat e privatësisë kanë relativisht një kohë të gjatë që janë kthyer në objekt bisede. Kompanitë teknologjike kërkojnë që përdoruesit të bien dakort me kushtet e përdorimit por shumë rrallë përdoruesit i lexojnë ato. Fatkeqësisht ata nuk kanë mundësi tjetër zgjedhje, duhet të pranojnë kushtet e përdorimit në të kundërt nuk mund të përdorin këtë shërbim. Facebook është përpjekur gjithmonë për të përmirsuar transparencën. Përdoruesit tanimë njoftohen vazhdimisht për ndonjë ndryshim që kompania aplikon në politikat apo termat e rrjetit social.
Pavarësisht kësaj qeveria Belge është e vendosur ti shkojë hetimit deri në fund për të nxjerrë një përfundim të saktë. Deri më tani nuk ka ndonjë deklaratë nëse Facebook do ndryshojë diçka në politikat e tij si pasojë e këtij hetimi apo jo. Nëqoftëse rezultati përfundimtar i hetimit tregon se Facebook vërtet po dhunon ligjet europiane, atëherë pritet që qeveria belge të ngrejë zyrtarisht akuza ligjore ndaj Facebook.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Modelet më të fuqishme të AI të OpenAI çaktivizuan vetë monitorimin e tyre të sigurisë

Modelet më të fuqishme të AI të OpenAI çaktivizuan vetë monitorimin e tyre të sigurisë

Para 21 orësh
SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në agjencitë qeveritare, thellohet përçarja e AI me Kinën

SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në agjencitë qeveritare, thellohet përçarja e AI me K...

20 Tetor 2026, 11:27
Google sjell Gemini, kolegun virtual të punës

Google sjell Gemini, kolegun virtual të punës

10 Tetor 2026, 17:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 47 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 48 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 50 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 51 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.