Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prirjet kryesore të dizenjimit te ueb-eve për 2016

Teknologji E martë, 20 Prill 2021 05:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me dëshirën për me hedh dritë për nga temat që prekin teknologjitë e reja, para pak kohe shkruejta 3 artikuj, “Flat Design“, “Pirateria Online” dhe “SharePoint“.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ky artikull i radhës, asht nji vazhdim nën të njejtën kategori të shkrimit mbi Flat Design, dhe flet për nji prej prirjeve kryesore të dizenjos së vitit 2016, të quejtun Material Design.

Mund t'ju interesojë

Modelet më të fuqishme të AI të OpenAI çaktivizuan vetë monitorimin e tyre të sigurisë

Modelet më të fuqishme të AI të OpenAI çaktivizuan vetë monitorimin e tyre të sigurisë

Para 15 orësh
SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në agjencitë qeveritare, thellohet përçarja e AI me Kinën

SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në agjencitë qeveritare, thellohet përçarja e AI me K...

20 Tetor 2026, 11:27
Google sjell Gemini, kolegun virtual të punës

Google sjell Gemini, kolegun virtual të punës

10 Tetor 2026, 17:11

Nuk ka shumë që, Google ka hedhë hapat e parë të kësaj gjuhe vizuale krejt të re në stil, ku evidentueshëm ka marrë dhe vazhdon në rritje me marrë vëmendjen e menjihershme të emrave kryesorë të fushave përkatëse. Karakteristikat e Modern Design janë shumë, por në ktë artikull dëshiroj me prekë vetëm ato ma kryesoret, tue iu referue instruksioneve të përdorimit që vetë Google ka parashtrue në këtë faqe.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Material Design, kryesisht veçohet për nga përzgjedhja e ngjyrave të harmonizueme, tipografia e përmasave të mëdha dhe hapsinat e qëllimshme të bardha, duke manifestu kështu nji prespektivë të guximshme e plot imagjinatë.

Udhëzimet e krijueme për shtjellimin e këtij zhanri janë produkt i nji pune disa vjeçare dhe shpjegojnë me imtësi elementet që e përbajnë.  Vetë emni, Material Design, sugjeron që koncepti i kësaj gjuhe vizuale të bazohet në atë se si materiali i përgjigjet kontaktit njerëzor. Asht nji fakt i njoftun, se kjo lëvizje estetike asht frymëzue nga studime mbi letrën dhe bojën, por avancue teknologjikisht.

Material Design mund të shifet si nji dizenjo skeumorfike por gjithashtu edhe e sheshtë, e mbushun me prekje inteligjente si për nga reagimi ashtu dhe procesi tranzicional. Nga pikpamja minimaliste, ka shumë të përbashkëta me tendencën gjithashtu në rritje tashma, të t’njoftun si Flat Design. Për ktë, shumë i referohen Material Design si “Flat Design 2.0”, sepse, në shumë forma, e para asht nji përditësim i të dytës, por tue shtue e pasunue me kontrast dhe lëvizje për realizimin e sajë. Gjithashtu, Material Design, aplikon ma në thellësi dritë-hijet, gja që lejon për ma shumë intensitet në krahasim me Flat Design.

Material Design premton të ndryshojë mënyrën se si komunikojmë vizualisht, tue shtrue kështu rrugën e nji epoke të re, të gjuhëve estetiko-grafike dhe strukturave metodologjike, si nji ndërveprim ma të zgjeruem.

Ashtu si Apple dhe Microsoft, Google ka kenë vazhdimisht emni kryesor në shumë risi gjatë viteve të fundit, tue na prue nji gjuhë dizenjoje e cila mund te kapërcejë vetveten tue synue variante të reja për tu ba nji pikë referimi e konsiderueshme, në ktë fushë, në t’ardhmen.

Material Design premton nji shtrimje graduale në të gjitha produktet e Google, tue sigurue një përvojë të qëndrueshme në të gjitha platformat dhe aplikimet. Por ky stil me gusto unike nuk ndalet këtu, edhe pse Google ka krijue Material Design kryesisht për produktet e veta. Së shpejti do të shohim se si kjo dizenjo do të shtrihet në të gjitha fushat e arteve pamore.

Në reflektim, gjatë studimit të gjuhëve pamore, duket se interesi ndaj dizenjove si Modern Design na injektohet lehtësisht në mënyrë të menjihershme dhe shpesh të pandashme. Ajo cka perceptojmë ne hasje me kto dizenjo, asht shpesh tërhekje magjepsëse, ashtu siç mund ta perceptojme edhe me nji dizenjo thellësisht skeumorfike. Edhe pse të kundërta në stil, këto dy forma, kur iu shohim linjat, simetrinë, perspektivat dhe pikpamjet e mirëorganizume gjeometrike të shtrime në balancën e duhun, bajnë që këto dy drejtime të kenë gjithsesi, emnuesa të përbashkët, mbasi arrijnë të njejtin efekt pëlqyeshmëniet natyrale nga vëzhguesi. Dizenjatorët profesionistë mund të ndryshojnë rregullat e lojës, por ata duket gjithmonë lanë themelin e parimeve bazë të pandryshueshëm. Kësisoj hulumtoj, se shpesh, të kundërtat në stil, edhe pse kaq të ndryshme në shikim të parë, joshin thellësisht njisoj. Jetmir Troshani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 4 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 8 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 7 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 8 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 6 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.