Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjergj Luca nga Fieri: “Punoj për emocion, për t’i lënë Shqipërisë një vepër të bukur, jo për para”

WebTV
E enjte, 18 Qershor 2026 14:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sipërmarrësi Gjergj Luca është shfaqur sërish në një komunikim publik nga Fieri, aty ku po merr formë një nga investimet më ambicioze të ndërmarra prej tij, kompleksi “Apollonia Rozafa”. Përmes një videomesazhi nga kantieri i punimeve, ai ndan me publikun jo vetëm ecurinë e projektit, por edhe filozofinë që, sipas tij, e ka udhëhequr gjatë gjithë rrugëtimit të tij sipërmarrës.
“Duam t’i bëjmë punët me vendali”, shprehet Luca, duke ritheksuar bindjen se zhvillimi i qëndrueshëm i Shqipërisë duhet të mbështetet mbi potencialin e prodhuesve vendas, fermerëve, blegtorëve dhe të gjithë atyre që me mund e djersë mbajnë gjallë ekonominë reale të vendit.

Në këtë komunikim ai rikujton edhe një prej shprehjeve që është kthyer tashmë në devizën e tij publike:
“Unë punoj për emocion. Punoj për të lënë një vepër të bukur dhe nuk punoj për para.”
Një deklaratë që përmbledh mënyrën se si ai përpiqet ta paraqesë sipërmarrjen jo vetëm si aktivitet ekonomik, por edhe si një kontribut ndaj komunitetit dhe trashëgimisë së zhvillimit.
Muaji qershor mbetet afati që Luca ka vendosur për përfundimin e “Apollonia Rozafa”, një projekt që sipas tij nuk duhet parë thjesht si ndërtim objektesh, por si një model i ri ndërhyrjeje private në ekonominë shqiptare. Në thelb, ai synon të dëshmojë se kapitali mund të shërbejë jo vetëm për të gjeneruar fitim, por edhe për të transformuar hapësira të lëna jashtë vëmendjes, duke i kthyer ato në qendra të reja aktiviteti ekonomik dhe social.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Në videon e publikuar, Luca prezanton ecurinë e objektit të parë që po shkon drejt përfundimit. Ai ndalet fillimisht te hapësirat e barit dhe të marketeve, ku punimet kanë hyrë në fazën finale. Me entuziazëm ai tregon atë që e quan “markata e katundit”, një hapësirë e konceptuar për ekspozimin dhe tregtimin e produkteve të fermerëve vendas, një vitrinë ku prodhimet shqiptare do të kenë mundësi të prezantohen drejtpërdrejt para konsumatorit.
Më tej ai prezanton edhe “Markatën e Rozafës”, një sektor i dedikuar produkteve të detit, për të cilin shprehet me krenari se nuk do të mbështetet në produkte të ngrira apo importe të dyshimta.

Mund t'ju interesojë

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 5 orësh

Para 8 orësh
I bënë ”për një lekë”, policët tërhiqen pas fjalëve të disa vajzave…

I bënë ”për një lekë”, policët tërhiqen pas fjalëve të disa vajzave…

20 Tetor 2026, 17:26

“Këtë hapësirë nuk ia lëshoj akujve”, thotë Luca, duke nënvizuar se synimi është që tregu të furnizohet me produkte të freskëta dhe me standarde cilësie që mund të konkurrojnë çdo ofertë tjetër.
Sipas tij, kjo qendër do të furnizojë jo vetëm tregun lokal, por një pjesë të konsiderueshme të jugut të vendit, duke u bërë një pikë referimi për hotelerinë dhe gastronominë shqiptare. Ai fton publikisht shefat e kuzhinave dhe bizneset turistike të zgjedhin produktet “Made in Albania”, si garanci cilësie dhe si mbështetje konkrete për prodhuesit vendas.
Në qendër të kësaj filozofie qëndron fermeri. Luca këmbëngul se “Apollonia Rozafa” do t’u japë prodhuesve mundësinë jo vetëm të shesin produktet e tyre, por të fitojnë edhe dinjitetin e munguar shpesh në tregun e sotëm. Aty do të ekspozohet puna e tyre, mundi i tyre dhe historia e tyre, duke e kthyer produktin shqiptar nga një mall anonim në një identitet ekonomik e kulturor.
Një pjesë e rëndësishme e mesazhit të tij u drejtohet të rinjve. Ai i fton ata të bëhen pjesë e kësaj sipërmarrjeje, të kontribuojnë në ndërtimin e një Shqipërie që, sipas tij, promovohet përmes punës dhe jo vetëm përmes fjalëve.
“Jeni të mirëpritur në Rozafa. Ejani të bëheni pjesë e kësaj sipërmarrjeje, pjesë e përmbushjes së kësaj ëndrre”, shprehet ai.
Sipas parashikimeve të sipërmarrësit, kompleksi do të hapë fillimisht rreth 120 deri në 130 vende të reja pune, duke krijuar një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale dhe duke ofruar mundësi të reja për punësim.
“Mos harroni, Rozafa punon për t’i lënë një vepër Shqipërisë, nuk punon për para”, përfundon Luca.
I vendosur në një nyjë strategjike midis Fier dhe Vlorë, kompleksi “Apollonia Rozafa” synon të shkojë përtej konceptit tradicional të një qendre tregtare. Ai po ndërtohet si një ekosistem ku ndërthuren prodhimi, përpunimi, tregtimi, hoteleria dhe përvoja turistike, duke krijuar një model të ri zhvillimi për ekonominë rurale shqiptare.
Në këtë kuptim, “Apollonia Rozafa” nuk përfaqëson vetëm një investim privat. Ajo paraqitet si një përpjekje për të rikthyer vëmendjen te potenciali i tokës shqiptare, te prodhuesit vendas dhe te mundësia që zhvillimi të mos përqendrohet vetëm në bregdet apo në qendrat urbane, por të shpërndahet aty ku krijohet vlera e vërtetë e ekonomisë.
Nëse ritmet aktuale të punës do të vijojnë sipas planit, fundi i qershorit pritet të shënojë jo vetëm përfundimin e një kompleksi të ri, por edhe lindjen e një modeli që synon të ndërthurë traditën, prodhimin vendas dhe vizionin modern të sipërmarrjes shqiptare.

Albert Vataj

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

albert vatajapolloniGjergj Lucarozafa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 4 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 9 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 8 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 9 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 7 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.