Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:01 COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin Samiti i Liderëve të COP31 hapet në Antalia, por kancelari gjerman Merz, presidenti francez Macron, kryeministrja italiane Meloni dhe kryeministri spanjoll Sanchez mungojnë. BE-ja…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ja cili është kabineti qeveritar “Rama 4”, i “shpallur” nga Gjergj Luca

WebTV
E shtunë, 6 Shtator 2025 16:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Se do të thoni ju se nuk ka njeri që nuk ua di hallin, e aq më pak mediave sociale dhe portaleve, të cilat ditë e natë kanë shpuar qiellin me hamendësime, duke shpikur, sajuar e ricikluar çdo aludim të mundshëm, vetëm e vetëm për të zbuluar se kush do të jenë ministrat e rinj të Edi Ramës në mandatin e katërt, në këtë marshim të shpallur drejt kauzës së madhe: integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Siç është bërë prezent edhe në media, më 11 shtator do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet qeveria e re “Rama 4” pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
E pra, pesë ditë para se vetë Kryeministri të zbresë nga tribuna për të shpallur kabinetin e tij qeveritar, një tjetër tribun, ajo e mendimit apolitik, dhe fjalës së lirë politike. Vetë Gjergj Luca, vendosi të mos mbetet spektator në këtë histori të madhe të zhvillimeve politike, të nxitojë, siç ka bërë gjithnjë për të dhënë verdiktin e tij në momente vendimtare.
Duke ditur ankthin dhe kureshtjen e shqiptarëve për ata që do t’u qeverisin dhe do të zgjinin hallet dhe dertet për katër vitet e ardhshme, ai doli këtë fundjavë dhe shpalli, qeverinë “Rama 4”.
“Plasa, tha Luca, nuk rri dot pa dhënë edhe unë mendje për qeverinë Rama 4 dhe ja ku i keni ministrat e rinj: Grida Duma ministre e jashtme dhe e integrimit, lushnjarja Anila Basha ministre e bujqësisë, Kumbaro në turizëm, Fahriu te propaganda… Desh harrova, edhe Gjergj Luca zëvendës kryeministër!”
Mes ironisë që i vishet si këmishë, sarkazmës që e përdor si kripë e humorit të tij dhe një serioziteti që s’e di kurrë nëse është për t’u marrë me të vërtetë nëq konsideratë apo për t’u qeshur, Luca na solli këtë tablo politike, një akt të çuditshëm, por tipik, të ballafaqimit me realitetin tonë politik, ku gjithçka është e mundur, edhe qeveria që shpallet para kohe. Në fund të fundit çfarë bëri ai më shumë se sa po bëjnë çdo ditë ata që listojnë emra e bëjnë parashikime.
Nga bari i Fish City-t, aty ku politika dhe biznesi shpesh duken si dy pjata të së njëjtës tryezë, Luca nuk u mjaftua vetëm me emra, sepse ai është atipik jo vetëm si sipërmarrës, por edhe si lojtar në skenën e opinioneve politike dhe jo vetëm.
Për secilin prej tyre, Luca u përpoq të krijojë edhe një profil të posaçëm, një lloj portreti që e bën të besueshme pse janë aty ku i ka vënë, sepse secili sipas tij e meriton dhe duhet të jetë, sepse i përmbush kriteret. Dhe, si për t’ia shtuar skenës një dritë ngjyrash, nuk nguroi të përdorë edhe krahasime të guximshme, duke i sjellë ministrat, ndonjë prej tyre, në një përngjasim me personazhet legjendare të stendës së PopArt në barin e Fish City.
Dhe si për ta vulosur gjithçka, Luca shpalli një projekt tjetër të tij: galeria e figurave kombëtare në Fish City, ku tashmë qëndrojnë tri skulptura, Skënderbeu, Lek Dukagjini dhe Adem Jashari, do të ketë një shtesë. I katërti, sipas tij, do të jetë Edi Rama. Pse? Sepse e meriton, thotë Luca, si triumfatori i mandatit të katërt dhe si arkitekti i sfidës më të madhe: integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
E kështu, mes shakasë dhe seriozitetit, mes monumenteve dhe kabinetit në dritëhije, Gjergj Luca e ktheu pritjen për qeverinë e re në një shfaqje publike ku fjala e tij peshon jo më pak se një dekret, dhe ku Edi Rama, përveçse kryeministër, tashmë figuron edhe si kandidat për të hyrë në panteonin e Fish City-t.
Albert Vataj

Mund t'ju interesojë

Deputeti Erald Kapri te Nikoll LESI: Kandidati për kryebashkiak i Tiranës do dalë nga PROTESTA!

Deputeti Erald Kapri te Nikoll LESI: Kandidati për kryebashkiak i Tiranës do dalë nga P...

4 Nëntor 2026, 17:59
Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erio...

28 Tetor 2026, 19:09
Protesta!

Protesta!

25 Tetor 2026, 10:00

Etiketat e lidhura

albert vatajGjergj Luca
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 15 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 2 orësh

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 2 orësh

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.