Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjergj Luca zgjedh satirën kundër “gjobvënësve”, kur grotesku shndërrohet në triumf i së vërtetës

WebTV
E diel, 17 Maj 2026 15:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ajo që nisi si një reagim ndaj spekulimit me të vërtetën dhe manipulimit mediatik, nga ana e sipërmarrësit Gjergj Luca, i cili prej kohësh është objekt i sulmeve të organizuara nga ata që ai i quan “gjobvënës”, tashmë është shndërruar në një përplasje publike ku ironia, grotesku, sfida dhe sensacioni konkurrojnë për vëmendje, ndikim dhe fitim.

Para pak ditësh, si kundërpërgjigje ndaj disa portaleve online që, sipas tij, e sulmojnë vazhdimisht duke baltosur emrin dhe punën e tij, Luca përdori një gjuhë të fortë ironike dhe një simbolikë groteske, duke “lavdëruar” në mënyrë sarkastike këto media përmes një ndërhyrjeje provokuese në logot orientuese të tualeteve për gra dhe burra. Ishte një akt i menduar jo thjesht si humor apo tallje, por si një formë ekspresive sfide ndaj një realiteti që ai pretendon se është i helmuar nga shpifja, manipulimi dhe gjobëvënia mediatike.

Mund t'ju interesojë

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 5 orësh

Para 8 orësh
I bënë ”për një lekë”, policët tërhiqen pas fjalëve të disa vajzave…

I bënë ”për një lekë”, policët tërhiqen pas fjalëve të disa vajzave…

20 Tetor 2026, 17:26

Në stilin e tij karakteristik, të drejtpërdrejtë, teatral dhe shpesh provokues, Luca zgjodhi groteskun si armë komunikimi. Jo për të shmangur debatin, por për ta ekspozuar atë sipas mënyrës së tij, duke i kthyer akuzat në objekt satire publike. Sepse, sipas tij, mjafton një incident i vogël në ambientet e kompanisë Rozafa, qoftë edhe një përplasje e një roje sigurie me persona të paautorizuar që tentojnë të hyjnë në zona të ndaluara, dhe menjëherë ngrihet një mekanizëm i tërë insinuatash, interpretimesh dhe fabrikimesh narrative.

Mjafton një shkëndijë, dhe sipas kësaj logjike sensacionaliste, e vërteta zhvendoset nga konteksti i saj real, deformohet, vishet me emra, prapaskena dhe dinamika të tjera, për t’u shndërruar në një “të vërtetë” alternative, të ndërtuar mbi hamendësime, aludime dhe jo mbi fakte. Episodet e ndara bashkohen artificialisht me ngjarje të mëhershme, krijohen lidhje të sforcuara dhe ndërtohet një klimë denigruese informimi, ku shpesh rëndësi nuk ka më çfarë ka ndodhur realisht, por sa sensacion mund të prodhojë interpretimi i saj.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo klimë përplasjeje mes Gjergj Luca dhe një pjese të medias online ka kohë që zien. Dhe sa herë që shfaqet një episod i ri, ai shërben si lëndë djegëse për një zjarr polemikash, ku etja për klikime dhe sensacion duket se mbizotëron mbi verifikimin, etikën dhe përgjegjësinë publike. Në këtë arenë pa rregulla të qarta loje, gjithkush merr të drejtën të tjetërsojë të vërtetën, ta shkëpusë nga rrethanat dhe ta përdorë si armë sulmi apo konsumimi mediatik.

Por Luca duket se ka zgjedhur të mos mbrohet me heshtje. Ai ka zgjedhur kundërsulmin spektakolar, performativ dhe simbolik, një mënyrë tipike “alla Luca”, ku ironia bëhet deklaratë, grotesku bëhet protestë dhe provokimi kthehet në strategji komunikimi.

Në daljen e tij të fundit publike, sipërmarrësi njoftoi hapjen e një konkursi për krijimin e logove korresponduese për tualetet e grave dhe burrave, sipas disa kritereve të përcaktuara prej tij. Një iniciativë që, në dukje, mund të tingëllojë si humor absurd, por që ai e paraqet si pjesë të “betejës për dinjitet dhe të vërtetën”. Një mënyrë për të tallur dhe njëkohësisht për të sfiduar ata që, sipas tij, jetojnë duke prodhuar skandale artificiale dhe duke sulmuar jo vetëm figurën e tij personale, por edhe kompaninë Rozafa, një sipërmarrje që është  si simbol pune, zhvillimi ekonomik dhe konkurrueshmërie shqiptare.

Sepse përtej polemikave, Rozafa mbetet një nga kompanitë më të njohura në sektorin e akuakulturës, një strukturë që ka krijuar vende pune, ka investuar në zona të lëna në harresë dhe ka ndërtuar një identitet konkurrues në treg. Dhe pikërisht këtu, sipas Lucas, qëndron edhe nervi i sulmeve, jo vetëm tek personazhi publik Gjergj Luca, por tek pesha ekonomike, ndikimi dhe prania që kompania e tij ka krijuar.

Në postimin ku shpall konkursin, ai shkruan me tonin e tij karakteristik, mes ironisë dhe sfidës publike:

“Gjergj Luca nuk vë gjoba. Gjergj Luca dhe Rozafa organizon konkurse dhe jep shpërblime. Konkursi kombëtar i logove të nevojtoreve zyrtarisht deklarohet i hapur. Sill logot e tua dhe fito 4000 euro… Nevojtore të bukura, njerëz të lumtur!”

Një deklaratë që tingëllon si satirë, si marketing provokues dhe si manifest i një beteje personale kundër asaj që ai e konsideron kulturë të shpifjes dhe të gjobëvënies mediatike. Dhe ndërsa debati vazhdon, mbetet e qartë se përplasja nuk zhvillohet më vetëm në terrenin e lajmit, por edhe në atë të perceptimit publik, simbolikës dhe luftës për narrativën.

Etiketat e lidhura

albert vatajGjergj Lucarozafa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 4 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 9 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 8 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 9 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 7 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.