Mbrëmja e katërt e festivalit të Sanremos ka patur mjaft surpriza. Ka qenë performanca e Dua Lipës e cila ngriti sallën në këmbë, ka qenë performanca e Morgan dhe Bugos si dhe rrëzimi spektakolar nga shkallët i një performuesi të maskuar si reperi italian Ghali.
Publiku është shokuar nga kjo skenë, ku performuesi u rrokullis disa herë nëpër shkallë dhe përfundoi i shtrirë në mes të skenës.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:
