Anglia favorite nëse finalja do të shkojë me penallti, e thonë statistikat

FILE PHOTO: Soccer Football - Euro 2024 - Quarter Final - England v Switzerland - Dusseldorf Arena, Dusseldorf, Germany - July 6, 2024 England's Trent Alexander-Arnold scores the penalty to win the shoot-out REUTERS/Piroschka Van De Wouw/File Photo

Finalja e sotme mes Spanjës dhe Anglisë mund të shkojë edhe te ruleta e penalltive. Por kë favorizon historia nëse fituesi i këtij turneu do të përcaktohet nga goditja e 11-metërshave?

Anglia mund ta ketë mundur Spanjën me penallti në çerekfinalen e “Euro 1996”, por ajo humbi në pesë goditjet e ardhshme në të cilat u përfshi. Fitorja e “Tre luanëve” ndaj Kolumbisë në Kupën e Botës 2018 prishi mallkimin megjithëse ata humbën finalen e fundit të Europianit me penallti kundër Italisë tri vite më parë.

Fitorja kundër Zvicrës fundjavën e kaluar do të thotë se ata kanë fituar dy nga tre seritë e tyre të fundit t penalltive. Në total, Anglia ka fituar tre ndeshje me penallti dhe ka humbur shtatë, me një përqindje konvertimi prej 68%.

Sa i përket Spanjës, ata kanë fituar pesë nga 11 ndeshje me penallti, duke shndërruar në gol 66% të penalltive të tyre, ndërsa janë eliminuar nga dy turnetë e fundit të mëdhenj me goditjet nga pika e bardhë.

SHKARKO APP