Cilat janë 10 faktet që duhet t’i dini për sfidën Spanjë – Angli

Një ekip fantastik i Spanjës në krye me sensacionin Lamine Yamal do të takohet sot me Anglinë që synon trofeun e parë madhor pas 60 viteve në një finale e cila pritet të jetë spektakolare dhe që do të luhet në qytetin e Berlinit.

Për të siguruar kualifikimin në finale, Spanja e mposhti Francën në gjysmëfinale me rezultat 2-1, ndërsa po ashtu me rezultat të njëjtë, Anglia e eliminoi Holandën.

10 faktet që duhet t’i dini para finales Spanjë – Angli:

1.Ky është takimi i tretë mes Spanjës dhe Anglisë në Kampionatin Evropian, me Anglinë që ka fituar 2-1 në fazën e grupeve në vitin 1980, para se të kualifikohet me rezultat 4-2 në penallti pas barazimit me rezultat 0-0 në çerekfinalen e vitit 1996.
2.Anglia ka dështuar të shënojë në tre nga katër ndeshjet e saj në turnetë e mëdha (Kupa e Botës/Euro) kundër Spanjës, me dy ndeshjet e fundit që kanë përfunduar me rezultat 0-0 (Kupa e Botës 1982, Euro 1996).
3.Spanja ka fituar tre finalet e saj të fundit në një turne të madh, duke fituar Kampionatin Evropian në 2008 dhe 2012, dhe Kupën e Botës në 2010. Asnjë skuadër evropiane nuk ka qenë kurrë kaq e suksesshme në katër ndeshje radhazi të Kupës së Botës/Euro-s më parë.
4.Anglia është kualifikuar për herë të dytë radhazi në një finale të Kampionatit Evropian. Ata tashmë kanë arritur më shumë finale në turnetë e mëdha në katër tentime nën urdhrat e Gareth Southgate (dy) se sa kanë bërë në 23 paraqitjet e tyre të para në Kupën e Botës/Euro para ardhjes së tij.
5.Kjo do të jetë finalja e parë e Anglisë në një turne të madh që do ta luajë jashtë Anglisë, me finalen e Kupës së Botës 1966 dhe Euro 2020 që u luajtën në ‘Wembley’. ‘Tre Luanët’ nuk kanë humbur asnjë ndeshje në Berlin në gjashtë të tilla (4 fitore, 2 barazime).
6.Spanja i ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet deri më tani në Euro 2024, tashmë duke u bërë ekipi me më së shumti fitore në një edicion të vetëm të Kampionatit Evropian. Që prej promovimit të fazës së grupeve në 1980, vetëm Franca në 1984 (5/5) kishte rekord 100 për qind të fitoreve.
7.Spanja ka shënuar 13 gola deri më tani në Euro 2024 – vetëm Franca në 1984 (14) kishte shënuar më shumë në një edicion të vetëm të Euro-s.
8.Anglia ka pësuar golin e parë në tri ndeshjet e tyre me eliminim deri më tani. Ata janë të pamposhtur në gjashtë takimet e fundit kur pësuan gol të parët në Euro (5 fitore, 1 barazim), dhe asnjë ekip nuk ka fituar më shumë këso ndeshjesh në histori të këtij turneu.
9.Anglia pati pesë goditje në kornziën e portës ndaj Holandës në gjysmëfinale që ishte shifra më e lartë e tyre në një ndeshje deri tani në Euro 2024. Ndërkohë, Spanja kishte pesë ose më shumë gjuajtje në drejtim të portës në katër nga gjashtë ndeshjet e tyre në këtë turne.
10.Përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente do të jetë 63 vjet e 23 ditë në ditën e kësaj ndeshje, përzgjedhësi i tretë më i vjetër që merr pjesë në një finale të Kampionatit Evropian, pas Luis Aragones me Spanjën (69 vjet 337 ditë) dhe Otto Rehhagel me Greqinë në 20024 (65 vjet 330 ditë)./Telegrafi/

SHKARKO APP