Euro 2024/ Spanja me mungesa përballë Francës

Spanja po vijon me përgatitjet një ditë para ndeshjes gjysmëfinale kundër Francës. Skuadra e Luis de la Fuente është në formë të jashtëzakonshme me pesë fitore radhazi deri më tani në Euro 2024.

Por kjo kombëtare do të ketë disa mungesa si Pedri, i cili u dëmtua, por edhe Dani Carvajal. Robin Le Normand, të cilët janë të pezulluar me kartonë.

Mbrojtësi i Real Madridit Nacho do të luajë qendërmbrojtës së bashku me Aymeric Laporte dhe 38-vjeçarin Jesus Navas. Spanja shpreson shumë tek dy anësorët Lamine Yamal dhe Nico Williams.

Didier Deschamps do të përpiqet të neutralizojë talentin e këtyre dy lojtarëve duke forcuar repartin e mesfushës. Kështu, besimin e trajnerit e kanë fituar Adrien Rabiot, Aurélien Tchouaméni dhe N’Golo Kanté, të aftë edhe në fazë mbrojtëse.

Për të çarë mbrojtjen spanjolle do të përdoren Kylian Mbappé, Randal Kolo Muani dhe Ousmane Dembélé. Antoine Griezmann do të lihen në stol të paktën për formacionin titullar. Dy kombëtaret janë përballur 36 herë me njëra-tjetrën. 16 fitore Spanja, 7 barazime dhe 13 fitore Franca.

SHKARKO APP