Legjenda e Anglisë, Lineker: Yamal më ka çmendur, ka bërë gjëra të pabesueshme

Lamine Yamal është padyshim ylli i këtij Europiani, i cili mbushi 17 vjeç një ditë përpara finales, ka dhuruar spektakël nga fillimi i këtij kompeticioni.

Legjenda angleze, Gary Linekere krahasoi Yamal me veten e tij në moshën 16-vjeçare, duke u shprehur se nuk kishte arritur akoma pubertetin dhe gjithashtu përdorte ID false për të hyrë në klube nate.

“Unë nuk kisha arritur ende pubertetin. Është e vërtet, nuk po gënjej. Nëse ai nuk fiton ‘Lojtari i Turneut’, mendoj se do e fitojë Rodri. Lamine Yamal më ka çmendur. Të bësh gjërat që ai po bën në moshën e tij është e pabesueshme. Nuk kam parë kurrë asgjë të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Messi është nga një planet tjetër dhe nuk mendoj se ju doni t’ia bëni atë krahasim, por nuk ka dyshim që nëse Lamine i mban këmbët në tokë dhe nuk ka lëndime serioze, ai do të jetë shumë i veçantë. Në moshën 16 … ai është një fëmijë! Disa fëmijë i përmbushin pritshmëritë, shumë jo. Por me këtë lloj talenti, do të habitesha nëse nuk shohim një lloj madhështie”, tha Lineker.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?