Sonte luhet gjysmëfinalja tjetër, Anglia sfidon Holandën në një duel pa favoritë
Mbrëmjen e sotme Europiani vijon me një tjetër gjysmëfinale emocionuese mes Anglisë dhe Holandës. Dy kombëtare të mëdha që do të luajnë me synimin për të marrë një biletë në finalen e Berlinit. Kombëtarja e Tre Luanëve cilësohej si një nga ekipet më favorite për të fituar trofeun në fund, por deri më tani sinjalet nuk ka qenë shumë pozitive.
Grupin e mbyllën me vetëm dy gola të shënuar, kaluan fazën e 1/8 me shumë vështirësi pasi mundën Sllovakinë, në çerekfinale arritën vetëm nga penalltitë që të eliminonin Zvicrën ndërsa tani i pret një detyrë dhe më e vështirë për të mundur Holandën.
“Ka ardhur momenti dhe skuadra është gati për të bërë historinë. Një nga pikat tona të forta ndër vite është fakti se tani kemi më pak frikë dhe jemi më pak të frenuar. Në fillim të turneut pritshmëritë peshonin shumë dhe zhurma nga jashtë nuk kishte qenë kurrë më e fortë”, tha Southgate para ndeshjes.
“Tulipanët” gjithashtu e kanë patur rrugëtimin deri në gjysmëfinale ka qenë shumë i vështirë. Pengesat ishin të mëdha që në grupe, kur e mbyllën të tretët pas Austrisë dhe Francës. Në fazën e 1/8 mundën Rumaninë me rezultatin e pastër 3-0 ndërsa çerekfinale eliminuan Turqinë pasi e mposhtën 2-1.
Ronald Koeman nuk e sheh si problem vonesën enë udhëtim që pësoi kombëtarja holandeze, e cila shkoi me shumë vonesë në Dortmund, duke mos mundur të bënte stërvitje një ditë para gjysmëfinales kundër Anglisë në Kampionatin Europian,.
Në Dortmund të dyja skuadrat do të përpiqen që të japin më të mirën e tyre për të sfiduar më pas në Berlin Spanjën e De La Fuente.
FORMACIONET E MUNDSHME
Holanda (4-2-3-1): Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake; Schouten, Simons, Reijnders; Malen, Depay, Gakpo
Anglia (3-4-2-1): Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Shaw; Bellingham, Foden; Kane