Sot sfidat e grupit të parë, fati i dy përballjeve i intereson edhe Shqipërisë

EURO 2024 nis sot raundin e tretë të ndeshjeve të fazës në grupe, teksa do të njohë verdiktet përfundimtare në Grupin A në sy sfidat që do të luhen sot në darkë. Këto ndeshje, i interesojnë në mënyrë indirekte edhe Kombëtares shqiptare pasi mund të ndikojnë në kualifikimin e saj apo edhe në një vazhdimësi të mundshme në turne.
Gjermania përballet sot me Zvicrën në ndeshjen vendimtare për kreun e grupit, teksa Skocia ndeshet me Hungarinë, në një përballje mes dy skuadrash që duan medoemos pikë në mënyrë që të vazhdojnë të mbeten pjesë e këtij aktiviteti.

Duelet e orës 21:00 interesojnë pasi për Shqipërinë, një barazim mes skocezëve dhe hungarezëve mund të lehtësonte kualifikimin si e treta në grup. Ndërkohë, për kuqezinjtë është e rëndësishme që të dinë se kush do të jetë skuadrat e vendit të dytë në këtë grup. Kjo pasi formula e fazës me eliminim direkt parashikon që kjo skuadër e vendit të dytë, të ndeshet me të dytën e Grupit B ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?