10 arsye pse studentët kanë të drejtë të jenë politikë
Nga Oerd Bylykbashi –
1- Studentet enderrojne te jetojne me mire.
2- Arsimi i larte eshte nje shkalle per arritur ato endrra, ndaj Kushtetuta e vendos si te drejte dhe objektiv kushtetues social.
3- Arsimi i larte nuk eshte vetem per ata qe kane para, por per kedo qe enderron te jete qytetar me i mire. Kushtetuta vendos vetem nje kriter: aftesite e te rinjve.
4- Ligji i arsimit universitar i Edi Rames po shkaterron arsimin publik universitar.
5- Te shfuqizosh kete ligj eshte jo vetem e drejte, por eshte politike e paster.
6- Kryeministri Rama nuk e shfuqizon ate ligj, sepse e ka bere vete, e kishte qellim politik te kufizonte aksesin ne arsimin e larte vetem tek ata qe kane para.
7- Parlamenti nuk e shfuqizon ligjin sepse si noter i Rames, mazhoranca e tij noterizoi ligjin qe ai deshi.
8- Ligji eshte antikushtetues, por sot eshte e kote ta ankosh ne Gjykate Kushtetuese, sepse ate gjykate e ka mbyllur Rama pikerisht qe ligjet e tij te mos rrezohen.
9- Ligji i arsimit te larte nuk shfuqizohet me referendum sepse ne vitin 2000, socialistet miratuan nje ligj referendumesh qe vret cdo referendum dhe qe atehere kane refuzuar ta ndryshojne ligjin per referendumet.
10- Ndaj, ligji i Rames qe vret endrrat e studenteve per nje jete me te mire SHFUQIZOHET vetem nga studentet aty tek sheshi i protestes. Aty, mes studenteve ne ate shesh, jane Parlamenti, Gjykata Kushtetuese dhe Referendumi se bashku.
Politika qe prodhojne sot studentet, edhe pse thone qe protesta nuk eshte politike, eshte nje Wind of Change qe mund te ndryshoje politiken.
#DhjetoriDyte