Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

10 gënjeshtra që i besojmë dhe i trashëgojmë brez pas brezi!

Forum E enjte, 24 Tetor 2019 18:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lutfi Dervishi –

Fallacy është një fjalë që anglezët e përdorin kur një argument apo bindje është mbështetur mbi një fallsitet/të pavërtetë..

Për shembull: deri në vitin 1990 në Shqipëri kishte plot njerëz që jo vetëm e thonin, por edhe e besonin se Amerika është armiku më i madh i Shqipërisë! Pas vitit 1990 pothuaj të gjithë e kuptuan që kishin besuar në dekada një gjë të gabuar, një gënjeshtër. Kjo ishte një “fallacy” e lehtë për t’u ç’montuar. Por legjendat/mitet nuk shqiten lehtë.

1.E ka fajin sistemi.

Për të justifikuar krimet e kryera në komunizëm kanë mjatuar tri fjalë: “ashtu ishte sistemi”! Me këtë përgjigje kemi përqafuar me të dy duart: “përgjegjësinë kolektive”. Edhe sot 30 vjet pas rënies së sistemit komunist, sërish fajin e ka …sistemi. Nëse kemi një sistem më të mirë, do të kemi zgjidhje/zgjedhje më të mira. Fajin nuk e ka sistemi. Të paktën sot jo. Nuk e ka fajin sistemi që në Kuvend sot ligjërojnë analfabetët, bëjnë ligje banditë dhe kontrollojnë pushtet e tjera injorantët. Faji duhet kërkuar tek personat përgjegjës që e kanë kthyer sistemin (zgjedhor) në grykë shisheje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

2.E ka fajin Katovica!

Sipas kësaj legjende komunistët e ndjenë se po i vinte fundi dhe në Katovicë u dhanë porositë që se çfarë do të bënin për t’iu përshtatur kapitalizimit dhe për ta patur në kontroll sistemin e ri. Kjo legjendë në Shqipëri besohet edhe nga ish-komunistët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

3. Konferenca Londrës copëtoi Shqipërinë.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 2 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Shqipëria u bë shtet nga konferenca e Londrës. U bë shtet me këmbënguljen e Austro- Hungarisë dhe Italisë. Në tekstet e historisë vijon gënjeshtra: U gjymtua Shqipëria. U gjymtua kombi shqiptar që jetojnte në katër vilajete të një Perandorie që po jepte shpirt. Lufta e Para Botërore çoi në shembjen e 3 Perandorive (Austro Hungarisë, Rusisë, dhe Perandorisë Osmane). Harta e kontinentit ndryshoi dhe dhe kufijtë e vendosura nga Fuqitë e Mëdha janë ndarë duke respektuar duke “respektuar/shpërblyer” fituesit.

4. Europa në ka borxh!

BE jo vetëm që nuk na ka asnjë borxh, por Shqipëria renditet në vendet e para të ish- Lindjes që ka përfituar më shumë për banorë se çdo vend tjetër në Europë. Shqipërise i janë falur borxhe, i janë dhënë donacione, i janë dhënë kredi me interes të ulët, Më shumë se 1 milionë shqiptarë kanë gjetur strehë dhe janë mirëpritur në vendet e BE-së. E megjithatë rëndom dëgjon kumtin: “Europa na ka borxh”

5. Kemi ligje të mira!

Ligjet i kemi të mira, por i zbatojmë keq ose nuk i zbatojmë fare. Edhe kjo “legjendë” ka bërë që të mbyllim sytë kur bëhen ligjet, sidomos ligjet e fundit. Ligjet nuk po i bëjmë të mira. Ligjet po i bëjmë për një pakicë dhe ligjet që bëhen vetëm në interes të pakicës janë burim padrejtësie dhe trazirash sociale.

6.Do të shkojmë në BE!

Gjatë 29 viteve të fundit, në mënyrë individuale një në çdo shqiptar ka shkuar në BE. Është bërë “gjerman”, “italian”, “grek”, etj, Por vendi nuk do të shkojë asgjëkundi. Do të qëndrojë këtu ku ka qenë në mijëra vetë. Nëse bëhet fjalë që një ditë kurdo qoftë ajo do të bëhemi anëtarë të BE-së (në çfarëdolloj forme qoftë BE-ja) do të thotë se do të kemi ndërtuar Europën në Shqipëri. 27 vendet e BE-së nuk i mban bashkë, gjuha e njëjtë, kultura e njëjtë, feja e njëjtë, apo qoftë edhe dashuria e madhe për njëri-tjetrin. I bën bashkë interesi i përbashkët i çimentuar me “rule of law”- sundim të ligjit.

7. Bregdetin që kemi ne, nuk e ka njeri!

Këtë legjendë e besojnë sidomos ata që nuk kanë parë asnjë bregdet tjetër, përfshi edhe bregdetin e Shqipërisë!

8. Kemi ushqime/fruta/perime shumë të mira!

Kush beson ende këtë përrallë duhet detyruar me zor që të lexoj komunikatat e fundit të AKU-së, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

9. Jemi popull punëtor…..!

E vërtetë, por popull punëtor jashtë Shqipërisë. Këtu nuk kërkohet punë, kërkohet rrogë!

10. Kemi tolerancë fetare….

Nëse kjo është e vërtetë pyetja është: pse jemi tolerantë të mëdhenj në një çështje shumë të ndjeshme siç është feja dhe jo tolerant me njëri – tjetrin për një vijë uji, për politikë apo për një: “pse më pe”?!!

Etiketat e lidhura

Lutfi Dervishi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 6 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 14 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 15 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 20 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.