100 ditë pas Brexit, Britania është bërë vendi që nuk mirëpret askënd
Nga Bryony Jones (CNN)
Britania me të cilën ra në dashuri Samuele Marcora nuk ekziston më: Ai mund të ngasë motoçikletën e tij në kthesat e rrugëve malore dhe plazhet e paprishura me rërë, të qeshë darkave me komeditë televizive, të shijojë muzikë live në një koncerte rock, apo të takojë studentët e doktoraturës për kafe.
Për sa kohë që ai nuk “hap gojën”.
Marcora nuk ka për të folur në gjuhën e tij amtare për të nxitur një reagim: Në qytetin e tij të dashur nga Chatham në Kent, në juglindje të Londrës, të flasësh anglisht me një theks italian mund të jetë e mjaftueshme për të provokuar një reagim negativ nga “vendasit”.
Kështu është shëndërruar vendi i Brexit. Dhe ky është një vend që Marcora, i cili ka jetuar dhe punuar për 18 vjet në Britani të Madhe, mezi do e njihte.
“Unë kam qenë fans i madh i Britanisë, para-referendumit”, kujton profesori – Unë kam qenë gjithmonë shumë krenar për këtë. Krahasuar me Italinë është më pak kaotike, shumë meritokratike, dhe më kozmopolitane.”
“Por papritur, ti kupton se një pjesë e madhe e popullsisë nuk do mendon në këtë mënyrë. Ata nuk na duan këtu …
100 ditë më parë, britanikët shkuan në votime për të vendosur nëse e ardhmja e vendit do të ishte brenda apo jashtë Bashkimit Evropian. Pas një fushate të hidhur që u përqëndrua kryesisht mbi emigracionin, shumica e votuesve mbështetën Brexit, duke sinjalizuar largimin e Britanisë së Madhe nga BE pas më shumë se 40 viteve.
Ky vendim ka lënë shumë se 3.2 milionë qytetarë të BE-së që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar në harresë.
A do të lejohen aat të qëndrojnë? Dhe ata duan të jetojnë në një vend që votoi për të mos pasur asnjë lidhje me vendlindjet e tyre?
“Brexit më bëri të ndjehen si një i huaj përsëri.Unë nuk ndjehen e mirëpritur”
Tanja Bueltman e cila jeton në verilindje të Anglisë, një nga zonat më euroskeptike të Britanisë së Madhe , është sulmuar shpesh për qëndrimin e saj pro-BE-së. Por nuk është e vetmja.
Sara Calamassi e rritur në Bruksel, për herë të parë erdhi në Mbretërinë e Bashkuar si studente në fillim të viteve 2000. Ajo u zhvendos këtu përgjithmonë 11 vjet më parë kur u martua me të dashurin që e njohi në universitet .
Ajo thotë se gjëja më e tmerrshme që shkaktoi Brexit ka qenë ” të zgjohet ditë pas dite dhe të shohë burrin e saj aq të zhgënjyer në vendin e tij.
Calamassi dhe të tjerë të intervistuar nga CNN thonë se janë shumë të shqetësuar për ndikimin e Brexit në lidhjet e tyre me miqtë dhe të dashurit në zonat më pak –miqësore ndaj Euroopës.
Albers dhe familja e saj, me origjinë nga Gjermania, ishin po aq të shqetësuar për rritjen e ndjenjave anti-BE-së në të gjithë vendit sa filluan të planifikojnë një të ardhme jashtë Britanisë së Madhe. para se votat e para të ishin hedhur.
“Gjatë dy viteve të fundit, atmosfera në Mbretërinë e Bashkuar ka ndryshuar, sidomos kundër emigrantëve të BE-së. Unë nuk ndjehem më e mirëpritur këtu….. ata ishin një shoqëri tolerante dhe e hapur dhe ne ishim të lumtur që ishim pjesë e saj, por tani cdo gjë është ndryshe”, thotë ajo.
Ajo vendosi të ndërmarrë veprime parandaluese: “Unë jam e trishtuar që do të lë miqtë, por në të njëjtën kohë, nuk dua të rri më këtu”
Vetëm disa javë pas votimit Brexit, asaj iu ofrua një punë të re mësimdhënie përsëri në Gjermani. Vajza më e vogël e Albers e cila ishte vetëm katër vjec kur familja u vendos në Mbretërinë e Bashkuar, është ende në shkollë, kështu dhe ajo dhe babai i saj do të qëndrojë në Angli derisa të përfundojë nivelin “A” të shkollës. Albers thotë se votimi Brexit ishte “shumë zhgënjyes.”
Megjithatë, ajo gjithashtu e konsideron familjen e saj me fat: “Ne nuk jemi refugjatë, kështu që ne mund të shkojmë ku të duam, më vjen shumë keq për ta …sepse unë kam 27 vendet e tjera ku mund të shkoj”.
Për të tjerët, vendimi për tu largohen apo për të qëndruar është më i komplikuar.
Një studim i kryer nga një grup akademikësh pro Evropës zbuloi se 71% e të anktetuarëve janë duke menduar të largohen nga Mbretërina e Bashkuar,për shkak të rritjes së frikshme të urrejtjes ndaj emigrantëve pas Brexit… dhe e kanë seriozisht.-Përshtati: SYRI.net