17 nëntori i Tiranës antifashiste

Nga Luan Rama, nënkryetar i LSI-së

Tirana antifashiste sot kremton ditën e çlirimit prej pushtuesve nazifashistë. Tirana antifashiste sot nderon luftën partizane dhe saktificat e qytetarëve të saj, të cilët dhanë gjithçka e pa asnjë rezervë, duke bënë një me partizanët e lirisë.

Tirana antifashiste sot nderon gjakun e derdhur në luftë kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, kuislingëve shqiptarē. Tirana antifashiste sot përkujton ditën e madhe të lavdisë së vet, 17 nëntorin e lirisë!

E meqenëse edhe sot, si në çdo 17 nëntor njerëzit e pushtetit do të shkojnë të bëjnë homazhe nderimi e do të vendosin kurora me lule pranë monumentit të “Partizanit Çlirimtar”.

Le t’ia ndërrojnë edhe emrin monumentit, vepër e skulptorit Andrea Mano, e ta quajnë “Ballisti Çlirimtar”, në nderim të luftës së madhe dhe sakrificave të panumërta që Mid’hat Frashëri dhe ballistët e tij kanë bërë për çlirimin e Tiranës dhe të atdheut nga pushtuesit nazifashistë!

SHKARKO APP