25 prilli është fundi i një mentaliteti komunist në politikë dhe qeverisje!
Nga Alban Daci –
Tranzicioni shqiptar ka qenë ndër më të vështirët nëse e krahasojmë me vendet e tjera ish komuniste në Rajon!
Ka disa arsye pse tek ne ishte më i vështirë dhe më i gjatë!
Përmbysja e vitit ’90, ishte përmbysje ideologjike, por nuk ishte një rotacion i plotë elitash. Regjimi shqiptar kishte qenë me i egri për sa i perket luftës së klasave, duke eliminuar, burgosur dhe censuruar deri në arsimim çdo anëtar të çdo familje që nuk konsiderohej komuniste.
Në këto rrethana në fillim të viteve ’90, patëm intelektual që reflektuan dhe u reshtuan kundër Regjimit, por formimi i tyre personal e kulturor ishte i mbushur me kohën e Regjimit. Kështu shumë politikanë ose individë që vendosen të angazhoheshin në politikë, pas viteve’ 90, jo vetëm u reshtuan në anën e të majtës shqiptare, por, le të themi, edhe pse u munduan në reformimin e të majtës ekstreme, ato në fakt ishin vetë mishërimi i atij regjimi duke qenë se kishin mbuluar poste me influencë shoqëror e politike edhe para viteve ’90.
Urrejtja e shumicës dermuese të qytetarëve shqiptar në fillim të viteve’ 90 ishte e madhe kundër Regjimit dhe të çdo gjëje që identifikohen ose lidhej me të kaluarën. Kështu, këta të majtë, për arsye elektorale dhe për të shpëtuar e për të mbijetuar politikisht, nuk bën hapin më të vogël me u identifikuar me të kaluarën, por u bënë më mohues se ata që e kishin rrëzuar në fakt regjimi me protesta civile dhe intelektuale.
Tranzicioni filloi me një amnisti të madhe dhe me dëshirën me krijuar një pajtim të madh kombëtar dhe për t’i dhënë një mundësi të re vendit dhe të ardhmes së tij. Megjithatë koha e gjatë e tij, tentoj të ndihmonte përmes harresës historike rikuperimin e të kaluarës e deri në rikthimin e nostalgjisë për të.
Fitorja e PD në 2005 riktheu përsëri një përmbysje të madhe politike duke e pozicionuar Shqipërinë fuqishëm në qasjen e saj me integrimin euro-atlantik! Sigurisht kjo fitore identifikohej me Sali Berishën, lider historik e simbol i rrëzimit të diktaturës e themelimit të partisë më të madhe të djathtë.
Me rikthimin e fortë të PD e Berishës, ajo e ashtuquajtura e majta e refromuar u ndodh përballë rrezikut për ekzistencë. Në këto rrethana edhe për faktin se brezat e rinj nuk e kujtonin më regjimin bashkë me mizoritë e tij, të majtën e reformuar filluan të luajnë me kartën e rikthimit të nostalgjisë me të kaluarën dhe mundësinë për t’u identifikuar me të. Kështu filluan në festimet e ndryshme të 29 pankartat pro ish diktatorit Hoxha.
Ardhja e Ramës në pushtet në 2013 e më pas në 2017 duke emëruar Gramoz Ruçin në krye të Parlamentit pluralist, ndarjen mes të kaluarës dhe të tashmes e bëri thuajse të padukshme!
Mandje në këtë legjislaturë që tashmë po mbyllet ka pasur jo pak raste ku vetë Edi Rama e po ashtu Ruçi e të tjerë, jo vetëm që nuk e kanë mohuar lidhjen e tyre me të kaluarën, por nuk kanë nguruar të identifikohen me krenari me të.
Sikur të mos mungonin këto, qeverisja e Ramës dhe lidershipi i tij ishte shumë i ngjashëm me Regjimin. Zgjedhjet njëpartiake, propaganda e tepruar deri në besdisje, personifikimi i qerverisjes vetëm me një person për çdo çështj ishin vetëm disa qasje të ngjashme.
Përballë kemi Lulzim Basha, kryetar i PD-Opozitës dhe kandidat për kryeministër, i cili nuk është shkolluar në kohën e Regjimit, nuk ka pasur asnjë angazhim në atë periudhë edhe për shkak te moshës, por edhe lidershpi i tij është krejtësisht perëndimor dhe liberal. Prandaj, Basha është mundësia reale për të mbyllur dhe për t’i dhënë fund tranzicionit duke e kthyer Shqipërinë me energji e model të ri në qasjen e saj euro-atlantike! Prandaj, zgjedhjet e 25 Prillit janë mundësia, kur shqiptarët të bëjnë ndarjen me të kaluarën dhe t’i japin vendi një dimension të merituar, atë Perëndimor!