Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:01 COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin Samiti i Liderëve të COP31 hapet në Antalia, por kancelari gjerman Merz, presidenti francez Macron, kryeministrja italiane Meloni dhe kryeministri spanjoll Sanchez mungojnë. BE-ja…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ben Blushi: Sot dita e ndarjes nga sëmundja jonë më e madhe otomanizmi

Ben Blushi: Sot dita e ndarjes nga sëmundja jonë më e madhe otomanizmi

Forum
E premte, 28 Nëntor 2025 18:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ben Blushi

Sot është dita jonë e Madhe e Pavarësisë që u arrit pas 500 vjet pushtimi barbar nga otomanët dhe platforma e tyre otomanizmi. Po çfarë është otomanizmi? Otomanizmi është një doktrinë fetare dhe racore për të asimiluar popujt e pushtuar. Otomanizmi na hoqi dashurinë për punën, për artet, për gjuhën si dhe na krijoi një raport të shtrembër me kohën. Otomanët na bindëm se vonesa nuk është diçka e keqe. Një punë që nuk bëhet sot mund të bëhet nesër ose mund të mos bëhet fare.

Vonesa na u kthye në tipar kombëtar. Kështu u vonuam 500 vjet. Fat i madh i pasojave drithëruese të otomanizmit në Shqipëri është mungesa e fotografisë në shekujt 16, 17, 18 dhe 19. Nëse do kishte pasur fotografi për të treguar mjerimin e shqiptarëve të asaj kohe shqiptarët e sotshëm do lebetiteshin. Atyre që mbrojnë këtë mizori do u vinte turp, megjithëse mungesa e dëshmive nuk mund të jetë justifikim për ata që mbrojnë shfarosjen e kombit të tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në atë kohë rrugët e Shqipërisë ishin të mbushura me njerëz të leckosur, të paushqyer dhe të sëmurë. Një e treta e vendit jetonte në kënetë. Nuk kishte asnjë shkollë, asnjë spital, asnjë port, tokat nuk bonifikoheshin dhe këtu nuk kalonte asnjë hekurudhë. Shqipëria ishte një territor i izoluar nga ku merreshin vetëm bagëti dhe ushtarë dhe ku nuk çohej asgjë veç armëve për të shtypur ata që nuk bindeshin. Mjetet që u përdorën nga otomanët ishin dhuna, uria, malarja, vrasjet dhe taksat. Por të gjitha tiparet e otomanizmit e klasifikojnë atë si një nga format më të egra të kolonializmit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ata që nuk e dinë çfarë është otomanizmi duhet të dinë se kjo perandori barbare i taksonte njerëzit sipas përkatësisë fetare. Kush nuk ishte mysliman paguante taksë. Kjo taksa mbi fenë quhej xhizve. Shtetet vendosin taksa mbi pronën, mbi tokën, mbi punën, mbi fitimin dhe mbi tregtinë. Perandoria Otomane vendosi dhe një taksë mbi shpirtin, prandaj ajo është më e pashpirt se të gjithë pushtuesit që na kanë rënë mbi shpinë. Xhizve ishte një lloj xhezveje ku përvëlohej me ujë të ndenjur ndërgjegjja jonë kombëtare. Kolonializimet janë gjithnjë të rënda, të dëmshme dhe shfarosëse megjithatë ka disa lloje kolonializmi.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14
Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

8 Nëntor 2026, 17:54

Ne na ra ai më i keqi. Në kohën kur spanjollët, portugezët dhe më pas anglezët dhe francezët morën detet për të pushtuar botën ne që ishim shumë afër tyre patëm fatin më të zi. Turqit osmanë, pra otomanët që nuk kishin flota për të shkuar në Amerikë dhe Azi për të zbuluar Kinën, apo Afrikën iu sulën Ballkanit.

Në vitin 1492 kur Kristofor Kolombi shkoi në Amerikë, otomanët e pushtuan plotësisht Shqipërinë pas pothuajse 50 vjet përpjekje dhe rrethim të egër. Skënderbeu kishte vdekur në vitin 1468 dhe Shkodra ishte pushtuar në vitin 1479. Pas këtyre dy humbjeve nisi një fazë pushtimi brutal dhe fatkeqësia jonë është se ndryshe nga ajo e shumë popujve të tjerë u kolonizuam nga një popull më i pacivilizuar se ne. Në çdo kuptim të fjalës otomanët e viteve 1400 ishin shumë më të pazhvilluar se shqiptarët.

Ata ishin fise të vogla që bënë një shtet duke na pushtuar, ne ishim shtete të vogla që u kthyem në fis duke u pushtuar. Është cinike ta them, por ne patëm më pak fat se indianët e Amerikës, apo shumë popuj afrikanë që u pushtuan nga popuj më të zhvilluar se ata. Ne ramë në një lagështirë morale që na kalbi për 500 vjet.

Prandaj Otomanizmi nuk ishte një pushtim por ishte një kolonializim. Kur otomanët ikën nuk lanë asgjë pas. Shqipëria post otomane doli si vendi më i varfër, më i grabitur, më i paditur, më i sëmurë, më i vogël dhe më i uritur në Evropë. Asnjë armik nuk na ka trajtuar më keq se otomanët gjakatarë. Ata na zhveshën nga nevoja për të punuar, për të ëndërruar dhe për të jetuar me drejtësi. Ata na ndanë nga trungu dhe na lanë të kalbemi në moçalin e tyre thithës.

Pa pushtimin otoman historia jonë do ishte më e ndritur dhe sot do ishim një popull europian më i madh dhe plotësisht i integruar.

Prandaj përpjekja e Ismail Qemalit që duke kaluar mes baltrave të kohës arriti ta shpallë Shqipërinë të pavarur në 28 nëntor të vitit 1912 është ndoshta akti më kurajoz i historisë sonë. Të gjitha të këqijat që kemi pësuar dhe po pësojmë ende dhe sot e kanë burimin atje.

Te ato 500 vjet errësirë, poshtërim dhe përulje kombëtare. Otomanizmi është sëmundja jonë që duhet ta shërojmë deri në fund.

Jam i bindur se do t’ia dalim. Do shërohemi.

Gëzuar të gjithëve.

Etiketat e lidhura

Ben Blushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 2 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 2 orësh

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 2 orësh

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.