29 vjetori i Koha Jonë, Nikollë Lesi: Ikonë e medias së lirë shqiptare, që vrau frikën e viteve të para të pas pluralizmit
29 vjet më parë u botua numri i parë i gazetës “Koha Jonë”, e para gazetë private në Shqipëri pas rënies se regjimit komunist.
Botuesi Nikollë Lesi në këtë 29 vjetor shkruan se kjo gazetë ka hyrë në histori si gazeta që ishte edhe media, edhe shkollë praktike e gazetarisë shqiptare, e cila vrau frikën e viteve të para të pas pluralizmit.
“29 vite ikën, nga pak e përditë, por KOHA JONE mbetet ikonë e medias së lirë shqiptare, e cila vrau frikën e vitëve të para të pas pluralizmit, duke u përballur me pushtetet si askush media tjetër.
KOHA JONE nga sot hyri në vitin e 30 vjetorit, festë e cila do të mbledhë krejt gazetarët që kanë punuar në redaksinë e kësaj gazete epokale”, shkruan mes të tjerash Lesi.
Shkruan Nikollë Lesi: Sot KOHA JONE mbush 29 vjet!
“KOHA JONE” është e para gazetë e pavarur shqiptare, e cila sot mbush 29 vite nga dita e botimit si media e lirë me 11 maj 1991.
Ishte qyteti i Lezhës djepi i pare i saj e prej më pas në vitin 1993 ajo u bë tribunë e mendimit oponent shqiptar dhe penave më brilante të gazetarisë, duke hyrë në histori si gazeta që ishte edhe media, edhe shkollë praktike e gazetarisë shqiptare.
29 vite ikën, nga pak e përditë, por KOHA JONE mbetet ikonë e medias së lirë shqiptare, e cila vrau frikën e vitëve të para të pas pluralizmit, duke u përballur me pushtetet si askush media tjetër.
KOHA JONE nga sot hyri në vitin e 30 vjetorit, festë e cila do të mbledhë krejt gazetarët që kanë punuar në redaksinë e kësaj gazete epokale.
Mjafton të shikosh sot drejtuesit, analistët, komentatorët, gazetarët investigativë apo kryeredaktorët e mediave kryesore dhe publiku e di se ata kanë pas vetes markën MADE IN KOHA JONE!