3 dosjet e para në tavolinën e Trump!

Bota ka probleme të vjetra dhe halle të mëdha

Nga Lutfi Dervishi

Komentatorë dhe analistë politikë në të gjithë globin po spekulojnë për prioritet e presidentit Trump, që pas 3 ditësh do të nisë zyrtarisht detyrën! Por burime shumë të besueshme pranë stafit të z Trump bëjnë me dije se presidenti i ri i superfuqisë së vetme të botës e ka shumë të qartë se me cilat çështje nuk do të merret në ditët e para të punës!

Swiss Digital Desktop Reklama
  1. Politika e SHBA në lidhje me Europën ka qenë një Europë e lirë, e plotë dhe demokratike

Pavarësisht deklaratave të fundit të zotit Trump, lidhur me BE dhe Brexit, presidenti i ri nuk do të ketë prioritet BE-në.

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Aleanca politiko – ushtarake më e suksesshme që nga koha e perandorisë Romake u quajt e vjetruar nga zoti Trump. NATO, pavarësisht se disa vende të reja harxhojnë më shumë për PR sesa për mbrojtjen, nuk do të jetë në tavolinën e presidentit të ri. Ka çështje të tjera më të rëndësishme.
  2. Një Kinë, është një politikë që e ka respektuar çdo president amerikan pas Niksonit. Por me shumë gjasë nuk do të jetë kështu me administratën Trump. Disa deklarata lidhur me dobësimin artificial të monedhës kineze, telefonata me presidentin e Tajvanit dhe bilanci import eksport janë shenja të qarta se histori po ndryshon. Por, dosja e Kinës nuk do të jetë në tryezën e presidentit Trump. Jetojmë në kohë të paqarta dhe bota ka probleme të tjera më të mëdha.
  3. Pavarësisht akuzave për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje dhe simpatisë së treguar ndaj presidentit Putin, dosja ruse nuk do të jetë prioritet për administratën e re. Viti që iku tregoi se bota ka rreziqe dhe telashe të tjera.
  4. Terrorizmi ka qenë kryefjala e dy dekadave të fundit. 2017 nisi me sulmin terrorist në Stamboll dhe agjencitë inteligjente kanë paralajmëruar sulme të tjera. Por, me gjithë rëndësinë, terrorizmi nuk do jetë ndër dosjet e para në tryezën e presidentit Trump

 Ka rreziqe edhe më të mëdha, ka çështje më të mprehta!

  1. Një nga çështjet e mprehta që ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e SHBA është Koreja e Veriut. Lideri saj i çmendur më se një herë ka kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore. Por nuk do të jetë dosja e Koresë së veriut në tavolinën e presidentit Trump. Bota ka probleme më të mprehta dhe rreziqe më të mëdha.
  2. Presidenti Trump ka paralajmëruar se do të zhbëj marrëveshjen e arritur nga administrata Obama me Iranin. Irani po zhvillon një program bërthamor, por siç nënvizon me qetësi Teherani e ka vetëm me qëllime paqësore. Gjithsesi edhe dosja Iranit nuk do të jetë si prioritet në tryezën e presidentit Trump. Bota që ne po njohim çdo ditë ka probleme ekzistenciale.

  1. Ngrohja globale. Shkencëtarët kanë vënë alarmin se ne, homo sapiens, i ngjajmë gjithnjë e më shumë majmunit që sharron degën e pemës ku është ulur

Por z. TRUMP e ka bërë të qartë në fushatën e tij elektorale që SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja e Kiotos dhe ajo e Parisit kështu që pavarësisht ulërimave të shkencëtarëve dhe ambientalistëve të paguar nga Soros, dosja e ngrohjes globale nuk ka asnjë shans të mbërrijë në tavolinën e Presidentit të 45 të SHBA-se. Për nga urgjenca dhe rëndësia ka probleme të tjera.

  1. Pavarësisht zhgënjimit në SHBA dhe mbarë globin për presidentin e zgjedhur, nuk duhet harruar që të njëjtët votues që zgjodhën Obamën president, të njëjtët votues kanë zgjedhur zotin Trump të mbrojë interesat e tyre. Kështu që është e natyrshme që presidenti ri të ketë prioritet votuesit e tij, emigracioni paligjshëm, ndërtimi murit me Meksikën, hapja e vendeve të punës për amerikanët janë prioritete të administratës Trump, por nuk do të jenë dosjet e para që do të shqyrtojë presidenti ri. Bota ka probleme të vjetra dhe halle të mëdha.
  2. Dosjet që do të shqyrtojë fill pas betimit Presidenti Trump, do të jenë 3 çështje që janë në të njëjtën kohë urgjente dhe të rëndësishme, janë vitale për interesat e SHBA – 1. Treni që desh të futej në Mitrovicë. 2 Krijimi qeverisë në Shkup. 3. Reforma drejtësisë në Tiranë.

Bota vërtet është e paqartë dhe e pasigurtë, por pas 20 janarit nis ndryshimi madh nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi.

Syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?