3 minutat e tmerrit për Vuçiç në Srebrenicë (foto/video)

 

Kryeministri I Serbisë Aleksandër Vuçiç u sulmua në ceremoninë përkujtimore të përvjetorit të 20-të të masakrës së Srebrenicës. Ai u largua me shpejtësi pasi u sulmua nga një turmë e zemëruar familjarësh dhe personash të tjerë që ndaj tij hodhi gurë dhe sende të tjera të forta. B92 shkruan se një gur e ka goditur atë në fytyrë, duke i thyer edhe syzet. Në Srebrenicë u vranë rreth 8 mijë myslimanë mes të cilëve burra dhe fëmijë. Ajo mban firmën e çetnikëve serbë, që sulmuan qytetin që ndodhej nën  mbrojtje të forcave të OKB-së.  

SHKARKO APP