30 milion italianë nisen për pushime

 

Dhe pse kriza financiare vazhdon të preokupojë panoramën ekonomike e sociale në vend, italianët nuk heqin dorë nga rituali i pushimeve sidomos gjatë muajit gusht, konsideruar që prej epokës romane një muaj i shenjtë dedikuar perandorit Augusto e festës fetare Ferragosta më 15 gusht, në nderim të Virgjëreshës Maria.

Statistikat e ditëve të fundit konfirmojnë se 30.4 milionë italianë janë nisur me pushime duke shënuar për të njëjtën periudhë një rritje 8.6% më shumë se një vit me parë.

81% e pushuesve italianë pra rreth 25 milionë prej tyre do të qëndrojnë në Itali e 19%, pothuajse 5 milionë do të pushojnë jashtë kufirit italian.

Shtimi i numrit të pushueve bën që sivjet sektori i turizmit në Itali të ketë të ardhura ekonomike që kapërcejnë 18.3 miliardë euro kundrejt 17 miliardë euro të regjistruara një vit në parë.

Rajoni i Jugut është territori me i preferuar për pushimet e italianëve e. 48% e tyre kanë zgjedhur të pushojnë në Sicili, Sardenjë, Pulia e Kalabri.

Lajme të mira për turizmit italian konfirmohen dhe nga turisstët e huaj që gjatë muajit gusht janë shtuar me 2.5% me shumë se një vit me parë.

Por gushti nuk mbetet vetëm muaji i preferuar për popullin italian, por dhe për klasën politike italiane. Pushime të merituara për kryemistrin Matteo Renzi pas muaj e muaj aktiviteti të ngjeshur të ekzekutivit të tij . Tre javë pushime për familjen Renzi. të nisura jashtë Italisë në Neë York e më pas në ndonjë vend bregdetar ende i pa bërë publik se ku.

Pushimet e para presidenciale për Presidentin e Republikës Serxhio Mattarella që do të pushoj në shtëpinë e tij në Palermo.

Ish kryeministri Berluskoni po pushon më në fund në vilën e tij Certosa në Sardenja, pas qëndrimit të detyruar të një viti më parë nga drejtësia italiane në vilën Arkore në Milano.

Lideri i Lëvizjes 5 Yje Beppe Grillo prej ditësh po pushon në Costa Smerslda në Sardenja, ndërsa kreu i Lidhjes së Veriut Matteo Salvini në Rivierën Romanjola

 

SHKARKO APP