30 vjetori i rënies së murit të Berlinit! Demokracia shqiptare në rrezik!

Nga Sali Berisha

Ngjarja më e madhe në historinë e lirisë në botë pas Luftës së Dytë Botërore!

Të dashur miq, sot kombi mik gjerman, kombet e shtypura nga diktaturat komuniste në Europë dhe njerëzit liridashës në mbarë botën, kremtojnë 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit si ngjarjen më të madhe në historinë e lirisë të Europës dhe botës pas Luftës së Dytë Botërore.

Si sot 30 vjet më parë, më 9 nëntor të vitit 1989 dhjetëra mijëra qytetarë të Gjermanisë Lindore u hodhën me guxim të paparë mbi murin e Berlinit. Ata me heroizëm të pashoq shembën murin më të gjatë në histori që shtrihej nga Kanali i Korfuzit në Detin e Beringut dhe që ndante Berlinin, Gjermaninë dhe Europën në dy gjysma, dy botë, në botën e lirë dhe atë të barbarisë së diktaturave komuniste.

Rrëzimi i Murit të Berlinit 30 vjet më parë u shoqërua me rënie njëra pas tjetrës të diktaturave komuniste në Europë.

Ne shqiptarët dhe kombet e tjera të shtypura, i mbetemi përjetë mirënjohës gjermanëve guximtarë që shembën atë. Një mirënjohje e veçante i takon Presidentit Ronald Regan, i cili dy vite para rrëzimit të murit, në një vizitë në Berlin do t’i drejtohej Mihail Gorbaçovit nga Porta e Brandenburgut me thirrjen që pushtoi zemrat qindra milionë qytetarëve të shtypur në anën e erret të murit të Berlinit: “Zoti Gorbaçov, rrëzoje këtë mur”, dhe me një vizion gjenial do shpallte para gjermanëve dhe mbarë botës se: “Liria e gjermanëve është çështje e lirisë botërore”.

Sot është një ditë që ne shqiptarët dhe ish-kombet e shtypura nga diktaturat komuniste ju shprehim mirënjohje përjetë Papës Gjon Pali i II, Presidentit të SHBA, Xhorxh Bush, kancelarit Helmut Kohl, Presidentit të Ish-Bashkimit Sovjetik Mihail Gorbaçov, që me vizionin, guximin e tyre bënë të mundur rrëzimin paqësor të Murit të Berlinit dhe së bashku më të, rrëzimin e perandorisë të së keqes, perandorisë komuniste dhe bashkimin e Gjermanisë.

Në Shqipëri muri i “Berlinit”, diktatura hoxhiste u rrëzua vetëm një vit më vonë, në dhjetor të vitit 1990 nga lëvizja e rinisë studentore, intelektualëve dhe qytetarëve të Tiranës, lëvizja paqësore më e fuqishme në historinë e vendit, që në pak ditë gjunjëzoi diktaturën komuniste më të egër të Europës dhe hapi dyert e mbyllura të lirisë dhe pluralizmit për shqiptarët.

Shqiptarët në rrugën e lirisë kaluan në vitin 2008 nga vendi i tretë më i varfër i planetit që ishin në vitin 1992, me vetëm 204 dollarë për frymë, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, nga vendi më i izoluar i planetit është anëtare e Këshillit të Europës dhe NATO-s. Sot ata lëvizin pa viza në Europë, ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtare në BE, të cilin e bllokoi për dy vite me radhë Edvin Kristaq Rama, nga vendi i lirive dhe të drejtave të ndaluara me Kushtetutë, në vendin e besimeve të lira fetare, lirive dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë.

Me gjithë këto, demokracia shqiptare këto 6 vitet e fundit ka njohur regres të madh. Sot ajo është më në rrezik së kurrë në ekzistencën e saj.

Edvin Kristaq Mafia me bastardët e tjerë të bllokmenëve hoxhistë, mafien e drogës dhe bandat kriminale, ka instaluar në Shqipëri narkoshtetin e vetëm në Europë, ka shndërruar vendin në qendër operacionale të organizatave kriminale të rajonit, Europës, Amerikës së Veriut dhe asaj të Jugut, Lindjes së Mesme dhe Azisë, ka vjedhur dhe shpërdoruar me narkozyrtarët e tij mbi 3,5 miliardë euro.

Ky bastard i skulptorit Xhelat Kristaq Rama, i cili firmosi me Ramiz Alinë varjen publike të poetit disident Havzi Nela vetëm nje vit para rënies së Murit të Berlinit, Edvin Kristaq Rama si një monstër e vërtetë kombëtare u shkatërroi shqiptarëve ëndrrën e tyre më të bukur, projektin e të ardhmes së tyre më të ndritur, integrimin e vendit në Europë.

Prandaj dhe sot kjo ditë më shumë se kurrë është një kushtrim, thirrje për çdo shqiptar të ngrihemi dhe shpëtojmë vendin një minutë e më parë nga Edvin Kristaq Mafia, ky kob i zi që i bëri gjëmën Shqipërisë.

SHKARKO APP