Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

4 këshilla si të bëhesh milioner

Forum E martë, 12 Korrik 2022 15:09
4 këshilla si të bëhesh milioner
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Lutfi Dervishi

Këshilla në fakt është standarte jo vetëm për Shqipërinë, por për këdo që ka ëndërr të bëhet milioner, këshilla vlen për kohë normale, por edhe për kriza si kjo që po kalojmë.

1-Mos merr borxh

Gjëja e parë që duhet të kesh parasysh është të qëndrosh larg borxheve. Nuk duhet të ndjekësh shembullin e disa milionerëve shqiptarë që kanë miliarda borxhe nëpër banka dhe individë të tjerë. Borxhi të duket i ëmbëll në fillim, por fundin e ka të hidhur.

2-Kursim, kursim, kursim

Milionat nuk bëhen duke kursyer miliona, por duke kursyer qindarka. Gjithmonë ka hapësirë për të kursyer. Nëse ke ngrënë deri dje dy kafshata bukë, mjaftohu me një kafshatë. Nëse ke pirë një gotë ujë, mendo se të mjafton edhe gjysëm gote me ujë. Mos harro këshilliën se uria të bën shumë mirë për shëndetin, sepse trupi ushqehet me qelizat e tepërta dhe nuk ke pse shpenzon për mjekë apo për palestër. Një paralajmërim nëse nuk ha ushqimin si ilaç atëherë do të hash ilaçin si ushqim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

3-Hiq dorë nga shpenzimet e tepërta

Nëse deri dje ke përdorur autobuzin, ec në këmbë. 400 lekë vajtje, dhe 400 lekë ardhje bëjnë 800 lekë në ditë, 292 mijë lekë në vit dhe 3 milionë lekë në 10 vjet. Vetëm nga një biletë autobuzi! Po sikur të kursesh te dritat, te uji, te gazi, te nafta atëherë milionat do të ndjekin nga pas. Dhe milionat do të “pjellin” miliona.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

4-Mendo si milioner, por mos u shfaq si i tillë

Mos e hiq nga mendja idenë se do të bëhesh milioner, por mos u shfaq si i tillë. Njerëzit jane ziliqar të lindur. Askush nuk do që të të shoh më mirë se vetja. Për shembull, hiqu sikur nuk ke të ardhura, sikur mezi ja del, sikur mbledh kanaçe, apo sikur jeton në azil të pleqve. Ja kështu bëhesh milionerë. Nëse nuk besoni atëherë lexoni lajmet se si njerëz që jetojnë në azil, njerëz që nuk kanë shtëpi, njerëz që mbledhin kanaçe, apo njerëz që kanë ndërruar jetë, luajnë miliona e miliona. Dhe nuk paguajnë as taksat!

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 2 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Dikush do të thotë se nuk e kanë atë fat sa të lidhen me biznesin e incineratorëve. Këtu gaboheni. Ky vend historikisht ka vuajtur për shumëçka, por asnjëherë për plehra. Këtu ka plehra për të gjithë. Madje sa më shumë plehra aq më shumë rritet çmimi.

Nëse gjetkë, plehrat i riciklojnë, apo i djegin, këtu plehrat janë kthyer në minierë ari. Për to duhet shkruar më shumë, duhen respektuar dhe nderuar siç duhet. Një dekoratë nuk do të ishte e tepërt, një instalacion artistik është tashmë i vonuar. Ndryshe nga vende të tjera që plehrat i mbajnë nën tokë. Ne i mbajmë mbi tokë. Madje edhe mbi kokë! Madje edhe i votojmë.

Etiketat e lidhura

Lutfi Dervishi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 5 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 13 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 14 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 18 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.