Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

8 dyshimet e arsyeshme mbi ”Revolucionin e Flamingove”!

Forum E shtunë, 6 Qershor 2026 09:43
8 dyshimet e arsyeshme mbi ”Revolucionin e Flamingove”!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ruel Domi

Teksa protestat qytetare kundër zhvillimit të Zvërnecit kanë hyrë në ditën e pestë të tyre, ia vlen të merremi me një term që është sa idiomatik aq edhe politik: i ashtuquajturi Revolucioni i Flamingove. Këtë të fundit nuk e kemi shpikur ne, analistët e politikës, por vetë ata që protestojnë, të cilët po përdorin flamingon si simbolin e tyre. Aq e papritur ishte kjo protestë dhe masiviteti i saj, duke marrë parasysh letargjinë politike shqiptare të viteve të fundit, shoqëruar me fitoren dërrmuese të Ramës në 11 Maj të vitit të kaluar, saqë protestat po krahasohen me ato të studentëve të vitit 2018, të armëve kimike të vitit 2013 dhe protestat e Dhjetorit ’90 që sollën pluralizmin politik në Shqipëri.

Sidoqoftë, këto protesta, aq sa xhenuine, libertine e rinore duken në pamje të parë, aq shumë dyshim lënë tek kush ka sy për të parë e vesh për të dëgjuar. Këto arsye/dyshime po i rendis tek ky shkrim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së pari, mënyra sesi këto protesta nisën lë shumë për të diskutuar. Si është e mundur që u bë shkasë një protestë e disa partiçkave politike në një tokë private në Zvërnec, për ndjelljen e një masiviteti dhe indinjate aq të madhe qytetare? Biem dakord se dhunimi i njërit prej protestuesve nga roja i kompanisë private që ruante pronën është i papranueshëm, por në këtë vend kanë ndodhur vjedhje e megavjedhje, dhunime e megadhunime, shpronësime e megashpronësime dhe askush nuk ka thënë asgjë. Ç’ne që Zvërneci “mbushi kupën”? Për shembull, nuk janë parë protestues për betonizimin e Golemit, Shëngjinit apo rivierës së jugut të vendit. Nuk ka patur protesta për vjedhjet e Belinda Ballukut apo dosjet skandaloze të AKSHI-t. Gjithashtu nuk është parë ndonjë protestë e këtyre përmasave për ndërtimet pa leje e kaosin urban në Tiranë, Durrës e qytetet të mëdha të vendit, si dhe për zaptimin masiv të tokave nëpërmjet 7501-shit me parimin ‘Tokë e Xanun’. Por pa pritur e pakujtuar, qytetarët u ngritën për Zvërnecin?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Së dyti, në protestë ka grupime ideopolitike që nuk kanë kurrfarë lidhje me njëra-tjetrën. Ka marksistë dhe kulturalistë, kapitalistë e socialistë, nacionalistë e globalistë, liberalë e konservatorë, industrialistë e ambientalistë, modernistë e postmodernistë, feministë e patriarkalistë. Në protestë ka myslimanë, të krishterë e paganistë. Në një kohë kur është e vështirë t’i bësh bashkë njerëzit për shumë gjëra, ndodhi “rastësisht” që grupe ideopolitike pa kurrfarë lidhjeje me njëra-tjetrën të bëhen bashkë për kauzën e mbrojtjes së Zvërnecit dhe rrëzimit të qeverisë. A nuk çuditeni edhe ju?

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Së treti, reagimi i Greqisë në të gjithë këtë mesele politike lë vend për dyshim. Eurodeputetja neofashiste Afrodoki Latinopoli e ka konsideruar Zvërnecin pjesë të të ashtuquajturit “Vorio Epir”, duke kërkuar dhe dëbimin e ambasadores shqiptare nga Greqia. Kryeministri Rama dhe ish-kryeministri grek Aleksis Cipras janë përplasur në rrjetin social X mbi Zvërnecin, çka i shton edhe më shumë dritëhije të gjithë situatës. Po në të njëjtën kohë, mediat greke flasin për rrezikun për turizmin e Korfuzit dhe të ishujve përreth, në rast se Zvërneci bëhet një qendër e turizmit elitar si pasojë e projektit.

Së katërti, protestat ndodhin pak para mbylljes së sezonit politik, por në kohë insurgjencash politike të Spiropalit dhe Braçes në PS dhe Salianjit në PD. Partitë e mëdha përfitojnë nga heqja e vëmendjes nga krizat e brendshme, nëse vëmendja e publikut është tek protestat për pelikanin kaçurrel dhe flamingot. Ndërkohë, para pak javësh, Shqipëria mori notën pozitive për IBAR, çka i hap rrugën mbylljes së negociatave me Bashkimin Europian. Nga situata destabilizuese të këtij lloji do të përfitonin vetëm Rusia dhe Kina, që janë të interesuara që rruga e Shqipërisë dhe vendeve si Shqipëria drejt Bashkimit Europian të hasë pengesa.

Së pesti, protestat po ashtu ndodhin afër në kohë me protestat e shqiptarëve në RMV. Sa konveniente është për faktorin serb e malazez që vëmendja e popullit shqiptar të shkojë nga shtypja e shqiptarëve në të ashtuquajturën “Maqedoni të Veriut” tek protestat e ambientalistëve për Zvërnecin? Tepër.

Së gjashti, individë që drejtojnë protestat njihen si të afërt me zotin Veliaj dhe me lobin Soros në Shqipëri. Në kushtet kur Rama dhe Soros janë në një përplasje të hapur me njëri-tjetrin, për shkak të burgosjes së Veliajt, por edhe për shkak të flirtit të Ramës me administratën aktuale amerikane, të mos ju duket çudi që protestat e flamingove të jenë thjesht produkt i këtij proksi-konflikti.

Së shtati, kryefjala e këtij investimi është pjesëmarrja e Jared Kushner dhe Ivanka Trump, dhëndrit dhe vajzës së Presidentit Trump. Në Shqipëri operojnë pa fund klika anti-amerikane, të financuara me para ruse, kineze, iraniane apo dhe të lobeve të të majtës ekstreme. Në këto kushte, një prej mënyrave për ta frenuar diplomacinë tregtare amerikane të shpalosur nëpërmjet investimeve, është përdorimi i faktorit marksist e ambientalist, që duhet thënë është fort i gjindshëm në këto protesta.

Së teti, përpara nisjes së protestave, debati qendërzohej rreth kodit të ri zgjedhor dhe pragut 4%. Këto protesta e heqin vëmendjen e publikut nga këto ndryshime që mund të kalojnë në heshtje. Gjithashtu, protestat kërkojnë largimin e kryeministrit dhe dorëheqjen e qeverisë. Nëse kjo ndodh, brenda 45 ditësh Presidenti do duhet të thërrasë zgjedhje të reja, që me gjasa do fitoheshin nga Rama dhe PS.

Si i bëhet nëse Rama në zgjedhjet e parakohshme të nxitura nga flamingot merr 90+ deputetë, që do t’i mjaftonin për ta ndryshuar i vetëm Kushtetutën dhe për ta zgjedhur veten President? A nuk do ishte logjike të thonim që këto protesta po i nxit vetë Rama? Në fund, do doja t’u jepja përgjigjen e të gjithë këtyre dyshimeve të kondensuar. Protestat për Zvërnecin janë operacion me flamur i rremë i disa faktorëve: Greqisë që nuk do ndërtimin e Zvërnecit, Sorosit që do të ndëshkojë Ramën për daljen nga rreshti, si dhe faktorëve anti-perëndimorë që duan një Shqipëri të destabilizuar dhe pa investime amerikane. Njerëzit kanë 1001 arsye për të dalë kundër kësaj qeverie dhe kësaj klase politike, që sigurisht i ka mbërritur data e skadencës, por Zvërneci nuk është njëra prej tyre.

Etiketat e lidhura

Ruel Domi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 1 ore

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 13 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 16 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.