9 miliarderët më të rinj në botë
Këtë vit, miliarderi i rrjetit social Facebook Mark Zuckerberg, 30 vjeç, mban vendin e tij në listën e individëve më të pasur nën moshën 35-vjeçare, me rreth 34 miliardë dollarë. Por kush i ri tjetër është në këtë listë miliarderësh? Më poshtë mund të shihni listën e 9 të rinjve, që renditen në bazë të pasurisë së tyre:
1. Evan Spiegel
Mosha: 24 vjeç
Pasuria: Rreth 1.5 miliardë dollarë
Si i ka bërë miliardat: Bashkë-themelues i Snapchat, një aplikacion i foto-mesazheve, që hodhi poshtë ofertën prej 3 miliardë dollarësh nga Facebook në vitin 2013, dhe tani drejton një kompani me vlerë përafërsisht 10 miliardë $.
2. Bobby Murphy
Mosha: 25 vjeç
Pasuria: Rreth 1.5 miliardë dollarë
Si i ka bërë miliardat: Ky është shefi i zyrës së teknologjisë dhe bashkë-themelues i aplikacionit Snapchat.
3. Albert von Thurn und Taxis
Mosha: 31 vjeç
Pasuria: Rreth 1.5 miliardë dollarë
Si i ka bërë miliardat: Një princ gjerman, ai i ka trashëguar miliardat e tij në ditëlindjen e 18-të në vitin 2001. Pasuritë e tij përfshijnë artin, lëndën e drurit dhe pasuri të patundshme. Ai është beqar dhe e kalon kohën e tij me gara makinash.
4. Marie Besnier-Beauvalot
Age: 33 vjeç
Pasuria: Rreth 2.7 miliardë dollarë
Si i ka bërë miliardat: Ajo ka trashëguar së bashku me motrat dhe vëllezërit e saj një kompani të madhe bulmeti, të cilën së bashku e zotërojnë 100 %.
5. Elizabeth Holmes
Mosha: 30 vjeç
Pasuria: Rreth 4.5 miliardë dollarë
Si i ka bërë miliardat: Kjo është një femër që e ka fituar vetë pasurinë e saj, dhe sapo është futur në listën e Forbes. Holmes themeloi një kompani për testimin e gjakut, Theranos, në vitin 2003.
6. Eduardo Saverin
Mosha: 32 vjeç
Pasuria: Rreth 4.9 miliardë dollarë
Si i bëri miliardat e tij: Vjen nga një familje e pasur. Saverin paditi Zuckerberg-un pasi ishte bashkë-themeluesi i rrjetit social dhe nuk mori merita për të. Ai është ende pjesë e Facebook dhe investitor për kompani të tjera.
7. Yang Huiyan
Mosha: 33 vjeç
Pasuria: Rreth 4. 9 miliardë dollarë
Si i bëri miliardat e saj: Babai i Huiyan, krijoi një kompani të madhe kineze të zhvillimit të pasurive të patundshme, Country Garden Group. Ai ia transferoi aksionet bijës së tij, dhe ajo është tani në krye të strategjive të zhvillimit të firmës.
8. Scott Duncan
Mosha: 32 vjeç
Pasuria: Rreth 6.2 miliardë dollarë
Si i bëri miliardat: Duncan i trashëgoi paratë nga babai i tij, Dan Duncan, i cili drejtonte kompaninë e rrjetit të energjisë Enterprise Products. Ai është famija i katërt dhe vitin e shkuar kompania e tij u rrit me 1 miliard dollarë.
9. Dustin Moskovitz
Mosha: 30 vjeç
Pasuria: Rreth 8.1 miliardë
Si i bën miliardat e tij: Ky është një tjetër i ri që i ka fituar miliardat nga popullariteti i Facebook-ut. Ai ka punuar me herët me Zuckerberg.