A do bashkohet LSI me PS?
Më 20 nëntor 2014, Servet Pëllumbi, një nga personalitetet më të rëndësishme në historinë e Partisë Socialiste deklaroi se është çështje vitesh bashkimi i LSI me PS në një parti të vetme. Tashmë që jemi përpara zgjedhjeve lokale të 21 qershorit duket se kjo temë është hedhur sërish në treg. Të ftuar në emisionin “DEBATI NË CHANNEL ONE”, të gazetarit Roland Qafoku, tre deputetët e LSI Gjovalin Kadeli, Silva Caka dhe Bujar Derveni nuk i dhanë përgjigje pozitive kësaj pyetje por lanë shumë për të kuptuar teksa treguan se si do bashkëpunojë LSI dhe PS në këto zgjedhje. Sipas Kadelit, me slogan të njëjtë, me kandidatë të përbashkët, me stafe të përbashkëta dhe me qëllim të përbashkët që nuk i ndan partitë, lë të kuptojë se LSI dhe PS janë drejt një procesi historik por që askush në këto moment nuk e artikulon. Në fakt rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë përcaktuesi nëse ky proces do të ndodhë apo jo dhe tani për tani askush në LSI dhe PS nuk është i gatshëm të tregojë rreth këtij projekti. Por mënyra se si po funksionojnë të dy partitë në qeverisje, mënyra se si po merren mendimet, mënyra se si po propjektohen aksionet politike është shumë ndryshe nga aleancat që LSI ka bërë dikur edhe me PD por edhe me vetë PS. Prandaj rezultati final i zgejdhjeve lokale të 21 qershorit mund të ketë si prelud edhe një projekt që mund të nis pas këtyre zgjedhjeve: Shkrirjen në një parti të LSI me PS, të cilën e deklaroi më parë në prognozën e tij profesor Servet Pëllumbi.