Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A do ta ekstradojë mikun e tij maqedonas, kryeministri hungarez?

Forum E hënë, 13 Shtator 2021 19:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Duke e lejuar hyrjen e ish-kryeministrit maqedonas, Gruevski në Hungari, kryeministri hungarez, Viktor Orban tallet me qeverinë e vendin e tij. Por më shumë se kaq, ai shkel më këmbë çdo gjë që konsiderohet vlerë në BE.    

Lajmi i mirë në fillim: Pas vitesh të gjata oponence për ardhjen e migrantëve dhe refuzimit për pranimin e refugjatëve, Viktor Orban më në fund u dorëzua. Ai jo vetëm që lejoi një “refugjat” të hyjë në Hungari, por me gjasë paska qenë personalisht i përfshirë në organizimin e të gjithë bagazheve…transportimin në Hungari, kalimin në kufij pa dokumente personale të vlefshme, duke injoruar kështu të gjithë procesin e azilit, aq të kritikuar prej tij për të lejuar një refugjat të shtrojë kërkesën për azil në Budapest në vend të shtrimit të saj në zonat e tranzitit në kufi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 19 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Lidhja mes Viktor Orbanit dhe Nikola Gruevskit

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lajmi i keq: Kemi të bëjmë vetëm me një një refugjat. E ai nuk po i ikën varfërisë si qindra e mijëra të tjerë që nuk janë lejuar të hyjnë në Hungari në tre vitet e fundit. Emri i tij është Nikola Gruevski, dhe është një i arratisur nga frika e drejtësisë. Ish-kryeministri maqedonas dhe ish-lideri i partisë nacionaliste, VMRO-DPMNE qeverisi Maqedoninë për më shumë se 10 vjet, grumbulloi një pasuri jo të pakët dhe ia doli që ta kthejë të gjithë perëndimin kundër tij. Por falë stilit të tij autoritar të qeverisjes, ai bëri edhe miq. Viktor Orbani dhe Nikola Gruveski ndanin të njëjtin qëllim për t’i kthyer vendet e tyre në “demokraci iliberale. Ata që të dy janë kundërshtarë të miliarderit amerikan, George Soros dhe kanë nxitur fushata plot urrejtje kundër organizatave jofitimprurëse të tij.

Orban është ende duke punuar për planet e tij, por Gruevski, pasi partia  e tij humbi pushtetin në viti 2017, ka qenë shumë i zënë me gjetjen e avokatëve për të mbrojtur veten këto vite nga një listë e gjatë akuzash: korrupsion, abuzim me pushtetin, nxitje të dhunës etj.

Paaftësia e autoriteteve maqedonase

Gruevski e mori dënimin e parë javën e kaluar, pas u gjet fajtor në blerjen ilegale të një mercedesi 570.000 Euro. Mendohej se ai do të fillonte të kryente dënimin dy vjeçar këtë javë. Shumë nga ata që vuajtën nën qeverisjen e tij në Shkup, mezi e prisnin futjen në burg të ish-kryeministrit. Por Gruevski kishte plane të tjera. Ndërkohë që policia maqedonase ende kërkonte kryeministrin e zhdukur, ai postoi një mesazh në Facebook të martën, duke thënë se është në Budapest duke pritur azil politik nga autoritetet hungareze.

Ka një zhgënjim të madh në Maqedoni pas arratisjes së Gruevskit. Të mërkurën në mbrëmje vonë pati madje edhe protesta para qeverisë. Për shumë vetë ai ishte simbol i një regjimi të korruptuar që shkaktoi krizën më të madhe politike në historinë e vendit. Burgosja e tij mendohej të fillonte  një proces të shërimit në shoqëri dhe të rikthente besimin e humbur tek drejtësia dhe sundimi i ligjit. Mund të ketë gjasa që qeveria aktuale të ketë bërë ndonjë “deal” me Gruevskin, siç shprehen disa në Maqedoni, por shkak më i drejtërdrejtë i arratisjes së Gruevskit është paaftësia e autoriteteteve të Maqedonisë.

Georgievski Boris Kommentarbild App

Zgjedhjet e Orbanit

Viktor Orban nga ana e tij ka tani përpara zgjedhje të vështira. A do t’i mbetet ai luajal mikut të tij ballkanas dhe do të rrezikojë të hapë një front të ri përplasjeje me BE, në një kohë që marrëdhëniet me unionin nuk janë aspak të mira. Apo do të zgjedhë që ta ekstradojë Gruevskin në Maqedoni dhe të shpëtojë imazhin e tij plot krisje…kjo do të varet nga pozita që do të mbajë Komisioni Europian dhe partitë popullore europiane, ku janë anëtare partitë e Orbanit dhe Gruevskit. Hungaria është një vend anëtar i BE, Maqedonia një vend kandidat. Për dekada me radhë refreni zyrtar nga Brukseli ishte: të përmirësohej sundimi i ligjit, të luftohej korrupsioni dhe të forcoheshin institucionet demokratike.

Fakti që Viktor Orban tall vendin e tij dhe qeverinë e tij para syve të botës duke i dhënë strehë një të dënuari të kalibrit të Gruevskit, është më pak i rëndësishëm. Por fakti që ai hapur tallet me çdo vlerë për të cilën angazhohet Bashkimi Europian duhet të jetë një arsye për shqetësim në Bruksel dhe vendet anëtare të BE. Lëvizja e fundit e Orbanit na dëshmon, se ai jo vetëm që e ndjek me sukses modelin autoritar të bazuar në korrupsion, degradimin e institucioneve demokratike dhe duke e bërë të heshtë median në vend, por ai me efektivitet e eksporton këtë model në vendet fqinjë që ndjekin shembull e tij. E kaq duhet të mjaftojë për ta ngritur në këmbë BE.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 7 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 7 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 7 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 7 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 7 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 7 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.