A do u mbijetojë skandaleve Hilari Klintoni, para nisjes së fushatës?

 Megjithatë, tani demokratët kanë një ndjenjë kolektive dezhavyje, së bashku me ndjesinë fundosëse të fatkeqësisë. Dy skandale, kanë tronditur fushatën e Klintonit, madje para se ajo të fillojë zyrtarisht, duke risjellë në kujtesë ngjarjet e pakëndshme të kohëve të dikurshme të Klintonëve, të cilat partia pati menduar se kishin mbetur pas, në të kaluarën

* Për sa kohë që Klintonët do të qëndrojnë në krye të establishmentit të Partisë Demokratike, ata do të mbesin të mbërthyer, tek një udhëheqës me një imazh problematik e të dëmshëm për partinë, duke i mundësuar kësisoj republikanëve një hapje të përsosur të fushatës, përmes prezantimit të një emri të ri, që mund të luajë fare mirë rolin e sfidantit, dhe që kujton Bill Klintonin në presidencialet e vitit 1992. E gjitha kjo, mund të përfundojë si lloji më i keq i një dezhavyje në vitin 2016

* Hilari e ka shndëruar veten në “gruan e domosdoshme”, dhe nostalgjia për Klintonët, përbën një temë të pashmangshme për demokratët në vitin 2016. Fatkeqësisht, ata po zbulojnë kurajën e prapaskenave Klintoniane

SHKARKO APP