Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 14:01 Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë Enzo Maresca, trajneri i Manchester City, tha në konferencë për shtyp se objektivi i skuadrës është renditja mes tetë skuadrave të para në fazën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A e di Gent Cakaj që po zëvendëson një ministër, jo një lojtar në kalçeto?

Forum E premte, 17 Shtator 2021 13:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Gentian Gaba – 

“Nëse duam që gjithçka të qëndrojë siç është, duhet që gjithçka të ndryshojë”- thotë Tancredi, personazhi i Giuseppe Tomasi di Lampedusa në romanin “Gattopardo”. Një përpjekje për të përshkruar qasjen e klasës së vjetër drejtuese që lëndimthi kërkonte t’i përshtatej një realiteti në kapërcyell, midis epokës së Burbonëve dhe Italisë që po lindte si pasojë e procesit të unifikimit. Një frazë që mbart skepticizmin e atyre që nuk besojnë në ndryshim dhe, me mjeshtërinë e kameleonit, bëhen profetë të transformimit.

Një linjë që gjen jehonë edhe në ndryshimet zhurmëmëdha të bëra nga Kryeministri Rama ditët e fundit të 2018; një valser emrash i orkestruar enkas për të ndalur rrokopujën e prurë nga studentët. Tentativë për të ngjizur shpresën se gjërat po ndryshojnë; sigurisht veç në sipërfaqe, pasi synimi i vërtetë, që të gjithë kuptuan, ishte vazhdimësia nën të. Një vazhdimësi që ndeshet te profilet e të ardhurve, dhe justifikimet ngadhënjyese ndaj të ikurve. Nga shumë krahë u ngrit një paralelizëm midis Ramës dhe Kaligulës, dhe kalin që perandori bëri senator. Mirëpo, ndonëse mund të gjejmë te Kryeministri trajtat e një udhëheqësi autoritar, i cili emëron sipas vicklave të tij, është fatkeqësi që të gjejmë trajtat e kuajve, në këta njerëz që flenë në këmbë si njëthundrakët përballë tij. Dhe nëse Kaligula bëri kalin e tij senator, Rama bëri disa burra dhe gra kuaj nën frerët e tij të serta. Prandaj këtu faji nuk mund të jetë vetëm i Ramës, dhe i atyre që e lejojnë ecejakun e ministrave, pa shprehur një mendim politik ndryshe nga ai i kreut të PS-së, por edhe i të emëruarve, të cilët hungërijnë nga kënaqësia e kapistrës që po iu ulet mbi krye.

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 1 ore
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 1 ore
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rasti më befasues i “Rama treshit” është ai i Gent Cakaj, 28 vjeçari që nuk ekzistonte përpara një viti, të cilit Kryeministri i dha çelësat e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, por që sot Presidenti i Republikës i tregoi stolin e pritjes. Me sa duket, edhe një herë, pas rastit Lleshaj, Meta do të kryejë ‘vettingun” e tij, që i lejon mungesa e Gjykatës Kushtetuese, mbi motakun e Ramës dhe karrierën e tij të rrufeshme. Ndaj këtij djali, që shkon të zëvendësojë një ministër me të njëjtën dëlirësi me të cilën merret vendi i atij që mungon në një lojë futbolli midis shokësh, reagimet kanë qenë të shumta. Sigurisht, jo pa arsye. Për sa i lëçitur, i mirë arsimuar dhe simbol i tokës nga e cila vjen, nxitimi në emërim dhe në moshë, përbën një rrezik shumë të madh. Jo vetëm sepse do të duhet të ulet në tavolina të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë, në të cilat kuvendin e bëjnë njerëz me eksperiencë dhe me këllqet që ajo të dhuron ndër vite; por edhe për shkak të faktit se, moralisht, ai nuk përfaqëson askënd, dhe nuk mban përgjegjësi përballë askujt. Edhe në Romën e Kaligulës, e cila në asnjë moment të jetës së saj mijëvjeçare nuk pati tiparet e demokracisë; të gjithë ata që kishin ambicie për të shërbyer në ingranazhet e saj të stërmëdha, ndiqnin një “cursus honorum” (rruga e nderit). Një sekuencë ofiqesh publike gjithmonë e më të larta, mbi të cilën formoheshin drejtuesit e Republikës dhe më vonë të Perandorisë. Një rrugë e bazuar tërësisht mbi kapacitetin personal dhe respektin që kandidati arrinte të fitonte në shërbim të shtetit. Një rrugë që, në 2019, Shqipëria ka ende vështirë të imitojë. Sidomos kur ka nevojën ulëritëse të ngjallë shpresën te të rinjtë e saj se në këtë vend do të lulëzojë një ditë meritokracia. Veçse po zhyt në një mosbesim, edhe më të madh, të gjithë ata që ende kanë ambicie për të dhënë një kontribut në jetën politike të vendit. Një ambicie që përplaset me derën e mbyllur nga raste të këtilla, të cilat nuk mishërojnë suksesin e ‘ëndrrës shqiptare’ (nga hiçi në ministër në më pak se 12 muaj); por avazin e pështirë ku zgjedhësi, Rama, i përdor institucionet si kënde lodrash për sprovat e tij politike. Ndërsa i zgjedhuri, Cakaj, si një rast i mirë për të pasuruar CV-në dhe asgjë më shumë. Politiko.al

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë
Para 17 minutash

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 26 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 31 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 47 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 19 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.