A është kthyer Trump në një realist?

“Amerika ka më në fund një president që kupton logjikën themelore të balancimit të jashtëm në Lindjen e Mesme”.

Nga Stephen M. Walt

Ka arsye për të menduar që Donald Trump po bëhet një realist apo edhe – të guxoj ta them këtë? – një balancues i jashtëm.

Pa dyshim, është e vështirë të besosh që ai ka një strategji koherente të çdo lloji, duke pasur parasysh kontradiktat e përsëritura në atë që ai thotë dhe prirjen e tij për të ndryshuar kursin pa paralajmërim ose shpjegim. Por në Lindjen e Mesme, të paktën, mund të thuhet se Trump po përpiqet – në mënyrën e tij të keq-informuar, impulsive dhe të çrregullt – të kthehet në strategjinë e balancimit të jashtëm që Shtetet e Bashkuara ndoqën me pak a shumë sukses në këtë rajon nga viti 1945 deri më 1992.

Për të rishikuar: Pas Luftës së Dytë Botërore, krerët e Uashingtonit pranuan se Lindja e Mesme ishte me rëndësi strategjike në rritje. Nafta dhe gazi natyror po ushqenin ekonominë botërore dhe Lindja e Mesme përmbante rezerva të mëdha dhe lehtësisht të arritshme. Prandaj, parandalimi i çdo forme të vetme të dominimit të rajonit dhe marrja e kontrollit efektiv të këtyre burimeve kritike u bë një objektiv qendror i SHBA. Por Shtetet e Bashkuara nuk u përpoqën të mbrojnë naftën e Lindjes së Mesme duke kolonizuar rajonin ose duke e garnizuar atë me trupat e veta. Përkundrazi, u mbështet në Britaninë e Madhe (deri në fund të viteve 1960) dhe një shumëllojshmëri klientësh lokalë për të ruajtur një ekuilibër rajonal të fuqisë dhe për të parandaluar Bashkimin Sovjetik që të fitonte ndikim të tepruar.

Kur Shtetet e Bashkuara ndërhynë me forcë ushtarake – siç ndodhi në Liban në vitin 1958 – ajo mbajti prani të vogël dhe nuk qëndroi gjatë. Shqetësimet për një kapje të mundshme sovjetike të Gjirit detyruan Shtetet e Bashkuara të krijojnë një forcë të re të përhapjes së shpejtë pas revolucionit iranian të vitit 1979, por Uashingtoni e mbajti atë larg dhe mbi horizont dhe nuk e përdori në rajon derisa Iraku pushtoi Kuvajtin në 1990. Për arsyen se ky pushtim përbënte një kërcënim serioz për balancën rajonale të pushtetit, bënte kuptim për Shtetet e Bashkuara (dhe shumë të tjerë) që të ndërhynin për të dëbuar Irakun dhe për të prishur pjesën më të madhe të makinerisë së saj ushtarake.

Shtetet e Bashkuara e braktisën këtë strategji të ndjeshme pas Luftës së Parë të Gjirit, megjithatë, duke zgjedhur më parë kontrollin e dyfishtë dhe më pas transformimin rajonal. Qasja e parë ndihmoi në prodhimin e 11 shtatorit; e dyta na solli fiaskon në Irak dhe nuk luajti rol të vogël në shfaqjen e shtetit islamik dhe kaosin më të gjerë që ne shohim sot. Nuk është e habitshme, pra, që Trump ishte kritik ndaj përfshirjes së kaluar të SHBA dhe premtoi të veprojë ndryshe si president.

Në këtë këndvështrim, mendoni se çfarë ka bërë Trump që kur mori detyrën.

Së pari, siç na kujtojnë veprimet e tij të fundit në Siri, ai nuk ka treguar asnjë entuziazëm për një rol të zgjeruar të SHBA-së në atë konflikt dhe sidomos nëse kjo mund të përfshijë një prani të madhe të forcave tokësore të Shteteve të Bashkuara. Mos harroni se disa javë më parë ai ishte duke folur për t’u larguar krejtësisht, duke frikësuar pothuajse të gjithë në rrjedhën e politikës së jashtme. Ashtu si paraardhësit e tij, ai është i gatshëm të urdhërojë sulme raketore kundër banditëve të tillë si Bashar al-Assad – duke fituar duartrokitjet e zakonshme nga ndërhyrësit liberalë që kurrë nuk panë një veprim ushtarak për të cilin nuk gjetën ndonjë arsyetim për të mbështetur – por ai nuk do të bëjë më shumë se kaq, dhe nuk ka ndonjë shenjë të një nisme diplomatike të udhëhequr nga SHBA (siç është propozuar nga Aaron Stein) që mund ta lëvizë atë konflikt brutal më pranë një zgjidhjeje. Duke hedhur dritë nga një distancë e sigurt, Trump duket i gatshëm të bëj vetëm kaq, edhe pse nuk ndikon aspak në situatën në Siri.

Pjesa tjetër e qasjes së Trump në Lindjen e Mesme ka qenë që të lejojë klientët vendas të Amerikës – Izrael, Egjipt, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, milicitë kurde siriane, etj. – të bëjnë më shumë kundër kundërshtarëve të ndryshëm rajonalë (Irani, Siria dhe gjithnjë e më shumë Rusia), si dhe elementëve problematikë jo shtetërorë, përfshirë Al Kaedën dhe degëzime të tilla si Shteti Islamik. Hezbollahu dhe Hamasi përfshihen nën atë ombrellë të së keqes gjithashtu. Për të ndihmuar këto përpjekje, Shtetet e Bashkuara do të shesin ose do t’i japin aleatëve shumë armë të sofistikuara (që ndihmojnë në reduktimin e deficitit tregtar) dhe do t’u sigurojnë atyre mbulim diplomatik në Kombet e Bashkuara. Uashingtoni gjithashtu do të mbyllë një sy qorr ndaj çfarëdo mizorie të pamend që partnerët e saj rajonalë do vendosin për të bërë kryesisht kundër viktimave më së shumti të pafajshme dhe do të harrojë për përpjekjen e saj për të promovuar demokracinë, të drejtat e njeriut, transformimin rajonal apo ndonjë nga ato gjëra idealiste.

A nuk është kjo qasje më e kufizuar që unë (dhe realistë të tjerë) kam rekomanduar për vite me radhë? Shtetet e Bashkuara qëndrojnë jashtë rajonit dhe u japin mundësi aktorëve lokal për aq kohë sa asnjëri prej tyre nuk i afrohet fitimit absolut. Me kalimin e kohës, mund të merakoset gjithnjë e më pak për të gjithë Lindjen e Mesme, ndërsa bota largohet nga lëndët djegëse fosile (dhe prodhimi i gazit i vendit siguron çfarëdo sasi për përdorim që i nevojitet). Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara mund ta përqendrojnë vëmendjen e tyre në rajonet që kanë më shumë rëndësi, siç është Azia Lindore dhe Juglindore. A nuk duhet të gëzohem (dhe të kërkoj merita) për trajtimin e këtyre çështjeve nga Trump?

Jo mjaftueshëm.

Nuk ka dyshim se Trump është në mënyrë të duhur është i kujdesshëm për atë që ai sheh si moçale ushtarake të hapura dhe kjo është një hap në drejtimin e duhur pas marrëzisë së 25 viteve të fundit. Por ky kujdes nuk e bën atë unik në këtë pikë. Asnjë udhëheqës i logjikshëm nuk fillon një luftë nëse ai ose ajo e di paraprakisht se do të jetë një çështje e hapur dhe e kushtueshme, dhe për Shtetet e Bashkuara, sfida më kërkuese është të dalësh nga luftërat e pafundme që është futur gabimisht. Dhe këtu Trump ka dështuar dukshëm.

Përtej cicërimave të çuditshme dhe retorikës nganjëherë të ndjeshme, e vërteta e ftohtë dhe e vështirë është se Trump nuk ka bërë asgjë për të zvogëluar prezencën e SHBA-ve në Lindjen e Mesme më të madhe. Përveç dërgimit të më shumë trupave në luftën e padëshirueshme afgane, ai ka autorizuar Departamentin e Mbrojtjes të rrisë aktivitetet kundër terrorizmit të SHBA në disa vende dhe dërgoi më shumë trupa për të kryer këtë punë. Sipas një vlerësimi, prania ushtarake e Shteteve të Bashkuara në rajon është rritur me rreth 33 për qind nën Trump, në një total prej rreth 54,000 trupash dhe personel mbështetës civil.

Për të qenë i qartë, kjo nuk është pikërisht ajo që njerëzit si unë nënkuptojnë me “balancimin e jashtëm”.

Së dyti, qëllimi qendror i balancimit jashtë vendit është parandalimi i çdo pushteti armiqësor që të dominojë rajonin kritikisht strategjik dhe, nëse është e mundur, që të tjerët të marrin pjesën më të madhe të barrës së kësaj përpjekjeje. E pra, siç mund të thoshte Trump (ose Xhorxh W. Bush): “Misioni u krye”. Ruajtja e balancës të pushtetit në rajon është më i lehtë sot sesa ka qenë ndonjëherë sepse Lindja e Mesme është tashmë më e ndarë sa ka qenë ndonjëherë dhe nuk ka fuqi të jashtme (si Bashkimi Sovjetik i vjetër) që mund të synojë një qëllim të tillë. (Roli i Rusisë në Siri është i kufizuar në mbajtjen e Asadit në pushtet dhe ky është një objektiv shumë modest). Ideja se çdo fuqi e vetme do të dominojë ose kontrollojë të gjithë rajonin është aktualisht e largët dhe ka gjasa të mbetet kështu për dekada të tëra. Shtetet e Bashkuara nuk mund ta bënin këtë kur ishte fuqia e pakontestuar unipolare dhe Kina, Rusia, Turqia, Arabia Saudite, Izraeli apo Irani nuk do të ishin në gjendje ta bënin nëse do të përpiqeshin.

Megjithatë, përkrahja e fortë e Trump për klientët e tanishëm të Amerikës mbështetet në supozimin se ekuilibri rajonal i pushtetit është në fakt mjaft delikat. I informuar keq dhe me lehtësi i manipulushëm, ai ka gëlltitur pikëpamjen saudite / izraelite / emirateve, se Irani është një hegjemon i fuqishëm potencial që është në prag të krijimit të një perandorie të re persiane. Në mendjen e Trump, si rrjedhojë, Shtetet e Bashkuara kanë pak zgjedhje, por t’i japin aleatëve të tyre mbështetje të pakritikueshme dhe të pakushtëzuar. (Dikush mund të dyshojë se Jared Kushner po aq i manipulueshëm, kishte një rol në këtë vizion të ethshëm). Në të njëjtën kohë, Trump në mënyrë të pashpjegueshme mendon se largimi nga marrëveshja bërthamore me Iranin do sjell si pasojë që vendi të jetë më lehtësisht i kontrollueshëm, sepse ai nuk arrin ta kuptojë që sabotimi i marrëveshjes do të sjell me më shumë gjasa që Irani të përfundojë një shtet me armë bërthamore si Koreja e Veriut. Shtetet e Bashkuara mund të nisin një luftë parandaluese, por kjo mundësi është një moçal i vështirë dhe vështirë se mund të rekomandohet nga balancuesit e jashtëm. Klientët lokalë të Amerikës mund të jenë të kënaqur nëse SHBA do të ndërmerrnin këtë hap fatal (dhe nëse do të funksiononte, sigurisht), por kjo do të provonte vetëm se aleatët e Uashingtonit ishin më të aftë për kalimin e borxhit të tyre SHBA-ve sesa vetës së tyre.

Është e panevojshme të thuhet, që përqafimi jo kritik i Trump-it ndaj botëkuptimit të vetë-interesuar të aleatëve të SHBA-së është në kundërshtim me realizmin e matur që balancuesit e jashtëm do të rekomandonin. Dhe siç e kam shpjeguar tashmë në një artikull më të hershëm, paranoja rreth Iranit është në kundërshtim me realitetin dhe është në rrugën e një strategjie më të ndjeshme në Lindjen e Mesme.

Për më tepër, dhënia e mbështetjes së pakushtëzuar ndaj aleatëve aktual dhe izolimi i Iranit, zvogëlon mjetet e Amerikës ndaj kontrollit të sjelljes së të gjithëve dhe kështu kufizon aftësinë e saj për të formësuar ngjarjet në mënyra pozitive. Kjo qasje inkurajon aleatët që të marrin mbështetjen e Shteteve të Bashkuara si të sigurt – dhe pse të mos e marrin, duke pasur parasysh adhurimin e fëlliqur për shfaqje për krerët si Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman – dhe u jep pak nxitje për të bërë atë që munden për të qëndruar në hijeshinë e Amerikës.

Edhe më keq, një qëndrim kaq jo-kritik inkurajon atë që Barry Posen, ekspert i studimeve të sigurisë në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, quan “ngarje të pakujdesshme”, që nënkupton tendencën që aleatët të marrin rreziqe të panevojshme dhe të ndjekin politika të pavolitshme sepse besojnë se mbrojtësi i tyre i fuqishëm do të ndërhyjë nëse ata hasin vështirësi. Ky vetëbesim i tepruar shpjegon pse qeveria izraelite mendon se ndërtimi i vendbanimeve nuk paraqet rreziqe dhe na ndihmon të kuptojmë pse Mohammed bin Salman po bën një luftë të kushtueshme dhe çnjerëzore në Jemen, duke u përpjekur (dhe duke dështuar) të izolojë Katarin dhe duke ndërhyrë në Liban dhe Siri pa ndonjë qëllim të mirë. Kjo është pjesërisht për shkak se ai është kokëfortë dhe impulsiv por edhe sepse ai është i bindur se Amerika i ruan shpinën pa marrë parasysh sa të këqija janë iniciativat e tij.

Nëse Shtetet e Bashkuara me të vërtetë do të vepronin si një balancues i jashtëm (dmth., mënyra sesi Britania e Madhe veproi në kulmin e fuqisë së saj më të madhe), do të kishte marrëdhënie diplomatike dhe marrëdhënie biznesi me të gjitha vendet e Lindjes së Mesme, jo vetëm ato që kanë pasur sukses ta bindin të mbështesë agjendat e tyre dhe të injorojë interesat e veta. Balancuesit e jashtëm dëshirojnë që diplomatët amerikanë të flasin me të gjithë gjatë gjithë kohës dhe të bëjnë një pazar të vështirë me miqtë dhe armiqtë. Ky është pozicioni luksoz i Amerikës në Hemisferën Perëndimore, dhe do të mendonit se një djalë egoist si Trump do ta kuptonte me lehtësi. Shtetet e Bashkuara duhet të kenë marrëdhënie të rregullta me kundërshtarët e tyre jo sepse i pëlqen apo pajtohet me ta, por sepse kjo është mënyra më e mirë për të avancuar interesat e SHBA. Ndërveprimet e shpeshta me miqtë dhe armiqtë (aktualë) u japin Uashingtonit mundësinë për të shpjeguar se si i sheh gjërat, për ta bërë më të lehtë për të kuptuar se çfarë mendojnë të tjerët dhe për të lehtësuar hartimin e strategjive që do t’i japin Shtetet e Bashkuara më shumë nga çfarë dëshirojnë.

Së fundi, duke folur me të gjithë i kujton armiqve që ata mund të bëhen miq, nëse ata luajnë kartat e tyre me drejtësi dhe i kujton miqve të tanishëm se ata nuk janë të vetmit lojtarë në qytet dhe se ata nuk duhet të marrin mbështetjen amerikane si të sigurt. Kur zyrtarët e SHBA takohen me homologët e tyre në Riad, Tel Aviv apo Kajro, dua që të gjithë në dhomë të dinë se disa zyrtarë të tjerë të SHBA janë të zënë me diskutimet e çështjeve rajonale me Teheranin dhe Moskën. Dhe anasjelltas, sigurisht. Kështu veprojnë fuqitë e tjera të mëdha: Pse nuk duhet edhe SHBA-të?

Për të përmbledhur: Trump ka ende rrugë për të bërë për t’u konsideruar një balancues i vërtetë i jashtëm. Ai duket se kupton një pjesë të logjikës – është më mirë të lejosh që të tjerët të luftojnë sesa të mbash barrën i vetëm – por ai nuk ka njohuri, aftësi dhe hollësi për të bërë një strategji të sofistikuar si kjo të funksionojë. Unë nuk pres që ai të përmirësohet gjithashtu, sepse ai mund të mos ketë shumë kohë të mjaftueshëm. Por edhe nëse ai qëndron, të mësuarit gjatë punës thjesht nuk duket të jetë një në aftësitë e tij./Foreign Policy – Lexo.al/

SHKARKO APP